E Shtunë, 31 Tetor 2026

E majta në PE: Palët të dialogojnë për zgjidhjen

28/01/2011  Organizimi

Në krye të kortezhit do të qëndrojë kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, deputetë të kësaj partie, drejtuesit e partive që janë pjesë e Opozitës së Bashkuar, familjarë të viktimave që humbën jetën në demonstratën e 21 janarit. Pra, ndryshe nga protesta e kaluar, drejtuesit e opozitës do të jenë në krye.

Garancia

Heshtja, lulet dhe qirinjtë do të jenë mjetet me të cilat do të demonstrojnë sot socialistët. Madje ata bëjnë me dije se në këtë demonstratë nuk do të ketë asnjë parullë, asnjë thirrje, asnjë devijim nga kortezhi, duke kërkuar njëkohësisht që qytetarët të mos bien pre e ndonjë provokimi.

Situata në vend pas 21 janarit

Grupi i eurodeputetëve të majtë në Parlamentin Europian u shprehën dje të shqetësuar për situatën e rënduar politike në Shqipëri. Përmes një deklarate për shtyp, një grupim i tillë apeloi për gjetjen e zgjidhjes përmes dialogut. “Zgjidhja e problemeve të Shqipërisë me anë të dialogut është një parakusht për hapat e mëtejshëm drejt integrimit evropian. Mungesa e tij do të rrezikonte seriozisht marrëdhëniet e vendit me BE-në”, - vlerësohej në deklaratën e eurodeputetëve të majtë, duke paralajmëruar në këtë mënyrë pasojat për vendin. Njëkohësisht drejtuesit e këtij grupimi - Adrian Severin, Hanes Svoboda dhe Kristian Vigenin - kanë deklaruar se Shqipëria është një vend i lidhur ngushtë më BE-në me anë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit si dhe ka aplikuar për statusin e vendit kandidat, ndaj “denoncojmë ngritjen e komisionit hetimor nga ana e mazhorancës dhe theksojmë se ky komision rëndon më shumë situatën e krijuar në vend pas ngjarjeve të 21 janarit”. Sipas tyre, duhet të vihen para drejtësisë përgjegjësit e 3 vrasjeve të ndodhura para Kryeministrisë. “Ata që janë përgjegjës për vrasjen e tre pjesëmarrësve në demonstratë duhet të vihen para drejtësisë dhe për këtë arsye autoritetet shqiptare duhet të bashkëpunojnë plotësisht me Prokurorin e Përgjithshëm për kryerjen e hetimeve të nevojshme”, - thuhej në deklaratë.

Të majtët shprehin keqardhje për presionin që qeveria dhe kryeministri, sipas tyre, po i bëjnë Prokurorisë së Përgjithshme. "Ndërhyrja në rrjedhën e drejtësisë për të shmangur arrestimin e atyre që dhanë urdhër për të shtënat me armë janë të papranueshme në një vend që kërkon të integrohet në BE”, - vijon deklarata. Më poshtë u bëhet thirrje të gjitha forcave politike për të zgjidhur problemet e Shqipërisë me anë të dialogut. “Një dialog i tillë është një parakusht për hapat e mëtejshëm drejt integrimit evropian. Mungesa e tij do të rrezikonte seriozisht marrëdhëniet e vendit me BE”, - theksohet në deklaratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›