E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni hetimor për “21 janarin”

Garda e Republikës si dhe Drejtoria e policisë së Shtetit, do jenë dy intitucionet që do të vizitohen prej Komisionit Hetimor të ngritur pas ngjarjeve të 21 janarit, për të grumbulluar dhe regjistruar fakte. Kryetari i komisionit hetimor Eduard Halimi e ka konsideruar proçesin faktmbledhës si mjaft të rëndësishëm, për ecurinë e metejshme të punës, duke theksuar se është e rendësishme që ky proçes të vijojë në menyrë të panderprerë.
Komisioni do të paraqesë gjithashtu dy kërkesa për dhënie informacioni të detajuar, një drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, dhe një tjetër, gjithë drejtorive të Shërbimit Informativ Shtetëror në qarqe.
Komisioni hetimor i ngritur dy ditë pas demostrates së 21 janarit pritet te hetojë gjithë institucionet, duke grumbulluar fakte si para ashtu edhe pas demonstratës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›