E Shtunë, 31 Tetor 2026

E mbare bota pergatitet per festimin e Krishtlindjeve

Në botë  kane nisur përgatitjet për festimin e Krishtlindjeve. Në shumë shtete  banorët ende nuk kanë përfunduar me blerjet e dhuratave edhe pse kanë mbetur vetëm pak orë nga data 25 dhjetor. 
Rradhë të gjata blerësish, trafik ne rruge dhe turma te mëdha jashtë dyerve te dyqaneve. Është kjo atmosfera ne vigjilje te festes se Krishtlindjeve ne shtetet e Bashkuara te Amerikës .  Ule drastike te çmimeve ne prag festash me shume se e premtja e zeze ka bere qe shume amerikane ta lënë blerjen e dhuratave për minutën e fundit.  Shumë familje gjermane  po bëjnë një udhëtim ne pyje para natës se Krishtlindjeve  me një mision te përbashkët, te gjejnë pemën me te bukur . Kudo ne rruge ndjehet atmosfera e festave ndërsa banoret janë ne lëvizje për te festuar ashtu siç e do tradita. Mbrëmjen e 24 dhjetorin te gjithë te ulur rreth tryezës  me një urim ne mendje  e për te kaluar me shume kohe me njeri tjetrin .  Blerjet për festen e Krishtlindjeve  kane tejmbushur dyqanet e Parisit . edhe pse janë me te reduktuara krahasuar me vitet e mëparshme për shkak te problemeve ekonomike serish Krishtlindjet ne France festohen me se miri.  Por Për blerësit të cilët kane  mbushur çantat e tyre dhe kane zbrazur portofolin, arsyet për te bere pazar në orët e fundit  ishin nga me te ndryshmet.  Një tjetër shpjegim për Krishtlindje te qeta këtë vit është se,  data 25 është dite e marte, duke i dhënë blerësve kohë të mjaftueshme gjatë fundjavës për të përfunduar deri në blerjet e tyre. Banorët ne Athinë  kane mbytur rrugët e pazarit te  kryeqytetit grek në prag të Krishtlindjeve. Nuk kane munguar blerjet  pavarësisht vështirësive ekonomike ne vend .  Dyqanet dhe rrugët e vendit janë zbukuruar ndërsa për pronaret e tyre sot është shansi i fundit për te bere disa fitime.  Sido qofte festat nuk pyesin për vështirësi dhe banoret duhet te festojnë ashtu siç e do tradita .  Edhe pse me temperature  shume grade nen zero Rusia nuk mbetet pas ne përgatitjet për festimin e Krishtlindjeve.  Qindra festuan ardhjen e Krishtlindjeve, Ati Frost  në parkun historik ne Moske Gorki . Fëmijë të veshur me rroba të ngrohta me prindërit e tyre bënë ballë temperaturave të ulëta. Rusët ortodoksë festojnë Krishtlindjet Tradicionalisht më 7 janar, por Ati i Krishtlindjeve arrin në Moskë para Vitit të Ri, këtë herë në prag të Krishtlindjeve katolike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›