E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krishtlindje te ndryshme ne mbare boten

Mijëra pelegrinë të krishterë, nga e gjithë bota festuan mesnaten e 24 dhjetorit lindjen e Jezusit në Betlehem. Mesha e Krishtlindjes në Kishën 1700-vjeçare të Lindjes, të ndërtuar në vendin ku besohet se Jezusi u lind mblodhi sebashku me mijera persona . Në Betlehem, kreu i Kishës Katolike Romane në Jeruzalem, shprehu mbështetjen e tij për shtetin palestinez.

Ndërkohë, në Vatikan, Papa Benedikti XVI, mbajti meshën tradicionale në Bazilikën e Shën Pjetrit. Papa nxiti të krishterët të “gjejnë kohë dhe hapësirë për Zotin, në jetët e tyre, që ikin shpejt”.
Benedikti u lut që izraelitët dhe palestinezët të kenë mundësi të jetojnë në paqe.
Ai u lut gjithashtu për paqe në Liban, Siri dhe Irak.
Mesha, zakonisht e mbajtur në mesnatë, u soll përpara me 2 orë, për të shmangur lodhjen e Papës 85-vjeçar.

Britani
Reshjet e shiut dhe përmbytjet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar kane ngritur friken e permbytjeve ne diten e Krishtlindjeve. Qindra e shtëpi dhe bizneseve janë prekur nga përmbytjet në disa pjesë të Britanisë së Madhe.
Ndoshta jo një festë siç pritej, por pavarësisht kushteve të këqija atmosferike krishtlindjet janë festuar në çdo familje të krishterë.

Spanjë
Atmosfera ndjehej po familjet spanjolle kane dfestuar krishtlindje te zymta . blerjet per festen e madhe jane reduktuar ndjeshem krahasuar me nje vit me pare si pasoje e problemeve ekonomike . Kriza e rëndë ka nxitur qytetarët të mendojnë dy herë për sa para te shpenzojnë.E njejte ndoshta edhe me e zymte ka qene festa ne Greqi ku shume familje jane mledhur per te festuar me tavolina gjysme bosh .

Itali
Ndërsa Italia, veç kursimeve pret një vit të ngarkuar politik, ndërsa Kryeministri Monti dha dorëheqjen dhe fushata për zgjedhjet e parakohshme pothuajse se ka nisur. Shporta e shpenzimeve për Krishtlindje këtë vit ka rënë me 8 për qind, nga viti i kaluar.

Australi
Është një rrugë e gjate drejt polit të veriut, por Plaku i vitit të Ri ka kaluar dhe nga Australia për festën e Krishtlindjeve. Është verë në Australi, dhe temperaturat bëjnë të vetën, por Babagjyshi ka mbërritur jo me drerët e tij por me serf.
I ngrohti nuk e ka penguar aspak atë të veshë kostumin e tij tradicional dhe të sjellë dhurata për fëmijët. Banorët u zgjuan herët dhe u drejtuan për në plazh për të festuar 25 dhjetorin, ditën e Krishtlindjeve tashmë e kthyer në traditë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›