E megjithate Skenderbeu ishte serish i madh
E kishte mbaruar. Kur ne fund, i hodhi dhe nje sy nje dokumenti te fundit sllav, qe kishte mbi tavoline. Hakmarrja e Skenderbeut nuk filloi si rastesisht, por kishte nje fillese. Vrasja e te atit kishte lene mbrese te ai, qe do t'i sillte per 25 vjet andralla pa fund Osmaneve ne Ballkan. I duhej ta rishkruante historine e tij. Pak me pas, historiani i njohur rrefen sesi ka marre pjese ne nje komplet me Mehmetin, me ate qe do te jete pak me vone dhe armiku i tij me i madh. E keshtu me radhe.
Keshtu qetesisht, me nje rrefenje dhe me nje shqipe te rregullt ka filluar dje prezantimin e monografise se tij studimore 'Skenderbeu", Oliver Jens Schmitt ne Pavionin Mesjetar te Muzeut Historik Kombetar ne Tirane. E perkthyer me kujdes nga Adrian Klosi dhe permes nje pune gati dy vjecare, studimeve te Skenderbeut i eshte shtuar dhe nje botim i ri, qe ka lidhje me heroin tone kombetar. Ai eshte pare ne nje optike tjeter, krejt ndryshe nga ajo qe jemi pare deri tani. Schmit ka pare me kujdes Kuvendin e Lezhes, diplomacine e Skenderbeut dhe elementet e tjere. Ka ndjekur burimet arkivore perendimore dhe ka nje bibliografi, qe duhet thene se e respekton shume vepren e tij.
Libri eshte i ndare ne pese pjese. Pjesa e pare eshte e titulluar "Burri nga Dibra" dhe hedh drite per fillesat e tij. Pjesa e dyte ka lidhje me karizmen e tij, tradhtine, rivalet dhe elementet e brendshem te pushtetit te tij; ne pjesen e trete kemi perballjen e tij si nje Hero i Rilindjes Evropiane; ndersa pjesa e katert eshte Lufta Totale. Ne pjesen e peste qe afrohet me shume me imazhin ngritur ne ditet tona eshte e ashtuquajtura "Fama Pereniss"...qe ai e ndan ne Kujtimi, harresa dhe rikujtimi...Libri ka nje dokumentacion te pasur dhe nje bibliografi te admirueshme...Schmitt i eshte dashur te shpjegoje se figura e Skenderbeut nuk eshte c'mitizuar, ajo eshte ripare ne nje optike ndryshe.
"Une nuk do te flisja per "ridimensionim", por nje ri-interpretim. Ne fakt, kjo pyetje eshte shume komplekse dhe nuk eshte e mundur, qe ta permbledh ne hapesiren e pak reshtave. Skenderbeu vete pati mundesine qe te vizitonte Dubrovnikun (Raguzen), Napolin dhe Romen, qe ishin qendrat kryesore te informacionit dhe te kultures se Rilindjes. Keshtuqe, ai u be i dukshem per eliten italiane, qe kishte zakonisht nje vizion te vagullt per zhvillimet politike ne Ballkan. Atehere, si vasal i Mbretit te Napolit, Skenderbeu perfitoi shume nga rrjeti diplomatik i Napolit ne Evrope:lidhjet e tij me Burgundine, per shembull, do te kishin qene gati te pamundura pa mbeshtetjen e Napolitaneve", ka thene ai.
Skenderbeu filloi qe heret qe te nderkombetarizoje kryengritjen e tij kunder Osmaneve duke derguar delegacione ne gati te gjithe Oborret kryesore ne Shtetet e Jugut dhe Perendimit te Evropes. Bujaret e tjere e humben kete makine kaq te sofistikuar, megjithate te gjithe kishin perfaqesuesit e tyre diplomatike neper Evrope. Duhet te theksojme, megjithate, qe ata kishin nje politike strategjike shume me pak te paster se qendrimi i Skenderbeut ne drejtim te Osmaneve: Dukagjinet gati per cdo vit ndryshonin krahun; Aranitasit ishin nje familje ortodokse dhe kur nuk shkuan drejt Katolicizmit ashtu si beri Skenderbeu; Topiasit gati ishin asgjesuar ne Luften e Beratit me 1455, ndersa Muzaket thjesht nuk luanin ndonje rol te rendesishem. E vetmja familje, qe terhiqte shume interes ne Itali, per shkak te fuqise ushtarake ishte Familja e Dukagjineve, ka sqaruar ai.
Eshte folur fare pak per historine e "Skenderbeut" te Kristo Frasherit, ndersa radha e gjate e historianeve te pranishem thjesht i kane bere elozhe pa fund vepres se mire te z.Schmitt. E cila duhet thene se eshte nje kontribut i madh ne keto studime.