E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëntori i Haradinajt

Gazetat Express dhe Kosova sot që botohen në Kosovë (një krahinë etnike e Shqipërisë, që iu dha Serbisë në vitin 1913), shkruan se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që drejtohet nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, pritet të mbajë kuvendin zgjedhor brenda muajit nëntor. Ky Kuvend pritet të miratojë statutin e ri, i cili fuqizon edhe më shumë Haradinajn

Ramush Haradinaj tashmë ka gjetur formulën e duhur për të bërë ndryshime në parti, kur kuvendi zgjedhor i saj të mbahet diku në fund të nëntorit. Ndryshimet statutore që ka bërë AAK-ja, i japin mundësi liderit të saj që të përcaktojë strukturën udhëheqëse të partisë, e cila prej disa muajsh është duke synuar sjelljen e kuadrove të reja në gjirin e saj. Dy nënkryetarët e AAK-së, Ahmet Isufi e Naim Maloku, thonë se Kuvendi Qendror Zgjedhor i kësaj partie pritet të mbahet gjatë këtij muaji. Sipas tyre, vonesat kanë të bëjnë vetëm me procesin zgjedhor që është duke kaluar partia nëpër nëndegët dhe degët e saj. Por që të dy presin që statuti i ri i partisë të miratohet pa ndonjë problem nga kuvendi, edhe pse atë e kanë kundërshtuar disa figura me ndikim në parti, siç është Bajram Kosumi. Sido që të jetë, afatet e mbajtjes së këtij kuvendi kanë lëvizur disa herë. Nënkryetari Maloku thotë se nuk ka asnjë arsye tjetër, pos dinamikës së procesit zgjedhor në nivel të nëndegëve dhe degëve, duke pranuar se tashmë ka një vonesë të vogël. “Kuvendet e degëve dhe nëndegëve nuk janë kryer me dinamikën e paraparë. Përndryshe ato janë duke u zhvilluar, nëndegët janë kryer, sipas informacioneve qe kemi. Deri më tani janë paralajmëruar afatet dhe datat e degëve dhe pasi të kryhen ato, duhen 10-15 ditë për kuvendin qendror”, ka thënë Maloku. Por ai mohon që statuti i ri do të ketë ndikuar në shtyrjen e afatit për mbajtjen e kuvendit. “Ne mendojmë se ky model që kemi zgjedhur, ka për të sjellë rezultate më të mira. Statuti nuk është diçka që nuk ndryshohet. Ne kemi bërë ndryshime gati çdo dy vjet në statut, por nuk është e thënë të mbetet kështu edhe në të ardhmen. Pas dy-tre vjetësh sa do ta ketë mandatin kjo strukturë dhe nuk është e thënë se, nëse shihen dobësi, mund të ketë ndryshime të tjera”, ka thënë Maloku. “Statuti ka qenë në të gjitha degët, në këshilla të degëve dhe sigurisht që do të kalojë”. Por me statutin e ri të AAK-së ka mbetur i pakënaqur Bajram Kosumi, i cili ka shfaqur dyshime rreth funksionimit të sistemit presidencial që është krijuar në AAK. Maloku thotë se për ndryshimet statutore ka vendosur shumica. “Shumica ka vendosur për statutin. Ai ka qenë aty kur është debatuar çdo amendament veç e veç. Unë e kam kryesuar grupin punues për ndryshimet në statut, i kam prezantuar para kryesisë dhe si të tillë janë votuar. Mund të ndodhë që diku-diku ka pasur vota kundër, por kjo është shumë normale”, ka thënë Maloku. Nënkryetari tjetër i AAK-së, Ahmet Isufi, thotë se rezervat e Kosumit kanë të bëjnë me demokracinë e brendshme në AAK, por thekson se ndryshimet do të priten pozitivisht. Por si do të sillet Haradinaj tash, kur ka një fuqi edhe më të madhe në parti, dhe a mund të sjellë emra të rinj, të cilët shumë lehtë mund të defaktorizojnë disa figura të përfolura në AAK? Isufi thotë se me statutin e ri, listën me anëtarët e Kryesisë e propozon kryetari, në mënyrë që më pas të votohet nga këshilli drejtues, pa dashur të thotë nëse Haradinaj do të sjellë njerëz nga jashtë për t’u votuar. “Ne mendojmë se është pozitive kjo, për arsye se tani nevojiten edhe ekipe që mund të jenë më funksionalë dhe me një angazhim më të madh të njerëzve që kanë dhënë kontribut edhe në të kaluarën dhe që janë edhe në nivel të ekspertëve dhe profesionistë”.

Politika e jashtme, kërkohet qasje ndryshe

Sa i përket politikës së jashtme, Haradinaj tha në një takim me degën në Ferizaj, se kërkohet një qasje shumë ndryshe, më krijuese, në mënyrë që Kosova ta prezantojë vetveten. “Shumëçka që lidhet me ne në Kosovë dhe rajon, por edhe më gjerë, duhet t’i japim propozimet tona e jo të presim në Prishtinë propozimet, që në të shumtën e rasteve, siç është i fundit, burimin e kanë në Beograd”, tha ai. Duke mos qenë krijues dhe duke mos marrë iniciativa, atëherë duhet të japim përgjigje për iniciativën e tjetrit”, ka shtuar Haradinaj. “Ne duhet vazhduar punën mbi dy vendime që i kemi marrë në Kosovë: shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës nga mesi i qershorit. Ai shtoi se gjithçka që del jashtë këtyre dy vendimeve nuk është progres, por është kthim prapa. Haradinaj tha se duhet të kemi fuqinë që serbët e Kosovës t’i integrojmë dhe kjo nuk do të jetë e lehtë, por të kemi zotësi e të gjejmë zgjidhje edhe për pjesën e mbetur të çështjeve të pazgjidhura.

Qeveri bazuar në zgjedhje

Lidershipi i Kosovës duhet të ketë të qartë se nuk duhet marrë vendime ku kthehen mbrapa dy vendimet: pavarësia e Kosovës dhe Kushtetuta e vendit. Haradinaj tha se EULEX-i, UNMIK-u dhe ICO-ja duhet të shkojnë nga Kosova, jo se ne e kemi një rrugë ndryshe nga ata që e kanë ndjekur, por se ne synojmë që t’i takojmë familjes prej së cilës vjen EULEX-i, dëshirojmë të bëhemi anëtarë të BE-së, NATO-s, OKB-së dhe bazuar në këto, ne nuk mundemi që të bëhemi anëtarë të këtyre mekanizmave, përderisa kemi nevojë për një përkujdesje kaq të veçantë. Haradinaj tha se do të mundohet të krijojë një qeveri në vjeshtën që vjen, bazuar në zgjedhje e jo në bazë të krizave që do të dalin, dhe kjo qeveri do të ketë në gjirin e vetë kuadro të thirrur për temat më të ndjeshme që kemi në vend, për politikën e jashtme, tranzicionin, integrimin e serbëve etj., në mënyrë që t’i kthehemi zhvillimit ekonomik. Kreu i degës së AAK-së, Kemajl Ramadani, duke paraqitur para kuvendi raportin dyvjeçar, theksoi se kjo

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›