Vdes Gary Moore
Nga Express më 08 shkurt 2011 në ora 09:41
Të dielën ka vdekur kitaristi dhe këngëtari legjendar britanik i rok-muzikës, Gary Moore. Moore vdiq në gjumë, në Spanjë, ku po qëndronte për pushim.
Lajmi për vdekjen e muzicientit u bë i ditur nga manaxheri i rok-grupit irlandez Thin Lizzy, Adam Parsons. Thin Lizzy ishte pjesë e shkurtër në karrierën muzikore të Moore.
Gary Moore u lind në Belfast, të Irlandës Veriore. Gjatë karrierës ka bashkëpunuar me rok-grupet Thin Lizzy dhe Skid Row, por edhe me legjenda të tilla si BB King, Greg Lake dhe Albert Collins. Megjithatë i famshëm u bë për performasat e tij si solo-kitarist.
Moore do të mbahet mend për hitet si‘Still Got The Blues’, ‘Parisienne Walkways’, etj.