E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bursa masteri dhe doktoraturash ne Malajzi

Malajzia ka ofruar per studentet shqiptare dy bursa per master dhe doktorature sipas nje njoftimi te publikuar dje nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences. Bursat e studimit te ofruara nga pala malajziane mundesojne studime te avancuara akademike ne Malajzi dhe venien ne zbatim te njohurive te fituara ne vendet e tyre pas perfundimit te ketyre studimeve. Bursa per studime pasuniversitare ne ciklin e studimeve master zgjat 12-14 muaj dhe per ciklin e studimeve ne doktorature PhD zgjat 36 muaj. Te gjitha shpenzimet e udhetimit dhe te akomodimit mbulohen nga pala malajziane - beri te ditur MASH.

Sipas njoftimit kandidatet per studime pasuniversitare duhet te mos e kalojne moshen 45 vjec dhe te kene njohje shume te mire te gjuhes angleze kandidati duhet te jete i pajisur me certifikaten e TOEFL-it ose te IELTS-it. Nese do te jete e nevojshme aplikantet do ti nenshtrohen intervistes me goje ose testimit te gjuhes angleze qe pergatitet nga Ministria e Arsimit te Larte te Malajzise ose nga Bordi i Pranimeve prane universitetit perkates.

Dokumentacioni i plote duhet te dorezohet ne Sektorin e Bashkepunimit Nderkombetar ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences brenda dates 15 mars 2011.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›