E Shtunë, 31 Tetor 2026

E merr zvarre treni, vdes i riu

TIRANE- Ka qene fatale dita e djeshme per nje 18-vjecar nga kryeqyteti. Duke ecur ne ane te shinave te trenit, Sajmir Elezi eshte marre zvarre per me shume se dhjete metra e duke gjetur vdekjen me pas. Ngjarja e rende ka ndodhur mengjesin e djeshem, rreth ores 10:00, ne vendin e quajtur shinat e treshit ne kryeqytet. Ai gjeti vdekjen pasi eshte aksidentuar nga treni i linjes Vlore-Tirane. Ne drejtim te vendit te ngjarjes, kane shkuar forca te shumta policie qe kane nisur hetimet ne lidhje me kete aksident. Nderkaq qe eshte shoqeruar dhe makinisti i trenit i cili ka dhene shpjegimet e tij ne polici. Nderkaq jane marre dhe deshmite e disa personave qe ndodheshin ne vendin e ngjarjes, si dhe pasagjeret qe po udhetonin nga Vlora ne kryeqytet.

Aksidenti

Adoleshenti Sajmir Elezit, ka nderruar jete menjehere sapo eshte ndaluar trenit. Burime nga policia e kryeqytetit kane bere te ditur se, 18-vjecari ka qene duke kaluar shinat kur eshte marre para nga treni. Nga deshmite e marra dhe nga hetimet e policise, dyshohet se ai nuk e kishte marre parasysh largesine e vogel te vendit ku do te kalonte nga treni. Duke kaluar mbi shina ai dyshohet se, eshte penguar dhe ka mbetur aty deri ne momentin kur ka mberritur lokomotiva me vagone. Ne kete momente treni ka marre te riun perpara. Me gjithe kembenguljen e makinistit per te ndaluar ate, nuk ja ka dale dot mbane. I riu eshte terhequr zvarre per me shume se dhjete metra. Atij i eshte dhene ndihma e pare menjehere por sic duket gjithcka ka qene e kote pasi ai kishte nderruar jete. Aksidenti ka qene i rende dhe Elezi ka gjetur vdekjen e menjehershme, per shkak te goditjeve te forta qe kishte marre ne gjithe pjeset e trupit. Policia tha se, nga hetimet e para eshte arritur ne perfundimin se ngjarja ka qene aksidentale, per shkak te pakujdesise se viktimes.

Artan Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›