E Diel, 1 Nëntor 2026

Italia mohon trafikun e femijeve nga Shqiperia, me qellim marrjen e organeve

ROME - Italia i ka hedhur poshte dyshimet per trafik femijesh nga Shqiperia ne Itali, me qellim transplantin e organeve. Zv/ministri italian i Shendetesise, Ferruco Facio ka hedhur poshte deklaraten e bere nga ministri i Brendshem italian, Roberto Maroni. Ishte qendra e studimeve "Censis" qe publikoi tre dite me pare nje raport mbi kete ceshtje, duke thene se, ne Italia ka pasur raste te tilla, per te cilat kane nisur hetimet. Maroni tha ne lidhje me raportin e qendres se te miturve se, "minorenet jane viktimat kryesore te ketij trafiku". Sipas ministrit, shume nga te miturit ekstrakomunitare te mberritur ne Lampedusa, jane zhdukur ne menyre misterioze, pasi kane shkelur ne Itali. Por dje zv/ministri italian i shendetesise, Ferruco Facio, hodhi poshte kete deklarate. Sipas tij, nuk ekzistojne fakte qe te shtyjne qe te mendosh qe te kete nje trafik te miturish nga Shqiperia ne Itali, per trapiante te paligjshme organesh. Gjate deklarates se tij, zv/ministri Facio, tha se, rrjeti italian i trapianteve eshte i padepertueshem dhe konform parametrave te BE-se. Ai e mbyll deklaraten e tij, duke thene se, te dhenat e fundit nga Organizata Boterore e Shendetesise, flet se, vendet ekstrakomunitare ne te cilat eshte e mundur qe te behen trapiantet, tani jane me te pakta. Sipas tij, nuk mund te flitet me per nje turizem trapiantesh. Nderkohe Maroni deklaroi se, te dhenat mbi trafikimin e organeve jane bazuar ne disa hetime te perbashketa me te dhenat e Interpolit mbi femijet e zhdukur.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›