Ndihma për SME-të, ja si mund të aplikojnë bizneset për grantin shtetëror
Kriza ekonomike rrit numrin e subjekteve që aplikojnë për ndihmë
Ervin KOÇI
Kriza ekonomike e cila ka shkaktuar mungesën e likuiditetit, si dhe rënia e nivelit të kreditimit nga shumë banka private, ka bërë që biznesi vendas ti këthejë sytë edhe nga kreditë e qeverisë. Këto të fundit edhe pse kanë ekzistuar prej vitesh, në formën e grandeve të dhëna nga donatorët, kanë qenë një problem më vete për kompanitë e ndryshme, pasi burokracitë e shumta bënin që bizneset t’u qëndronin larg telasheve. Mirë po nevoja e ngutshme për para, si dhe krijimi i lehtësirave për aplikime edhe në këto lloje kredish, bëri që jo pak kompani të provojnë të konkurojnë për të përfituar nga këto grande. Nuk kanë qenë të pakta bizneset që kanë shtuar kërkesën për të përfituar nga Fondi i Granteve të Konkurrueshmërisë sidomos gjatë vitit të fundit. I krijuar prej dy vitesh ky fond në ndihmë të SME-ve vlerësohet si gjetje në ndihmë të komunitetit të biznesit dhe një instrument financiar me impakt pozitiv, edhe pse në shifra modeste. Në raportin e progresit, Ministria e Ekonomisë bënë të ditur se ky fond është një perceptim i ri në opinionin e mjedisit të biznesit ndaj qeverisë, duke e parë si partner që punon për rritjen dhe fuqizimin ekonomik të vendit. Megjithatë, fondi i këtij viti do të jetë i kufizuar sepse nga djegia e parave të planifikuara në vitin 2007, për vitin 2009 mund të përfitojnë vetëm 2-3 biznese (SME), ndërkohë që kërkesat janë rritur. Sipas specialistëve të METE-s, fondi i parashikuar për këtë vit do të disbursojë projektet e lidhura në vitin 2008. Pra, nga shuma totale prej 75 milionë lekësh në tre vjet do të përdoren rreth 57 milionë lekë.
Aplikimet
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, deri në fund të vitit 2008 janë regjistruar për të përfituar nga skema “Grant” me Ndarje Kostosh, mbi 110 kompani dhe janë aprovuar nga Komisioni i Aprovimit 64 projekte me një vlerë prej 48,6 milionë lekësh. Në raportin e tyre ekspertët theksojnë se për këtë periudhë, përdorimi i fondit është realizuar në masën 97.2 për qind, ndërkohë që vlera e fondit të parashikuar për t’u angazhuar gjatë periudhës 2007– 2008 ka qenë 50 milionë lekë, ndërsa vlera mesatare e çdo projekti fitues, vetëm për pjesën që përfiton nga skema “Grant” me Ndarje Kostosh është në vlerat 760 mijë lekë. Gjithashtu, nga 64-projekte të aprovuara, 37 prej tyre janë realizuar fizikisht, nga të cilat 28 prej tyre janë disbursuar edhe financiarisht duke u paguar në total rreth 19,5 milionë lekë.
Dokumentacioni
Për të mundësuar zbatimin e Fondit, Ministria e Ekonomisë në periudhën mars-qershor 2007 u angazhuan në përgatitjen e dokumentacionit bazë të funksionimit dhe zbatimit të Fondit si një skemë “Grant” për Ndarjen e Kostove me 50 për qind, por pa kaluar vlerën grant prej 1 milion lekë. Në këtë dokument u përcaktuan rregullorja ose manuali i Funksionimit të Skemës së Grantit, marrëveshja e Skemës së Grantit, që do të duhej të lidhet midis “Albinvest”-it dhe kompanive përfituese, formularët e regjistrimit, aplikimit dhe të vlerësimit të projektit, të adresuara për aplikantët e mundshëm, si dhe broshura të ndryshme informuese në funksion të sensibilizimit dhe informimit të përfituesve dhe partnerëve.
Afatet
Gjatë zbatimit të FGK-së një pjesë e kompanive nuk arritën të respektonin të gjitha kërkesat dhe afatet e përcaktuara paraprakisht. Sipas dokumentit, probleme pati me mosdisbursimin në kohë apo mospërdorimin e një pjese të këtij Fondi, në veçanti në vitin 2007. Kështu, ekspertët në analizë theksojnë se projektet e propozuara nga disa biznese nuk kanë përmbushur kriteret e caktuara. Janë vënë re gjithashtu vonesa në realizimin e projekteve të kontraktuara, të cilat kanë sjellë edhe shtyrjen në kohë të disbursimit të pjesës që përfitonin nga Fondi, apo mosparaqitja e dokumentacionit të plotë dhe të saktë, si fatura tatimore, deklarata doganore, akte të tjera, që vërtetojnë dhe justifikojnë përfundimin e projektit, me qëllim disbursimin e pjesës së Fondit të përcaktuar për këto projekte.
Fondi
Në shkurt të vitit 2007 u krijua “Fondi Shqiptar i Konkurrueshmërisë”, me vlerë vjetore prej 25 milionë lekësh, për një periudhe 3-vjeçare, si mbështetje financiare për SME-të, i cili do të administrohej nga Agjencia “Albinvest”. Ky fond u krijua në përgjigje të nevojave të biznesit shqiptar eksportues për mbështetje teknike dhe financiare. Fokusi kryesor i asistencës me fonde financiare janë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME), të cilat janë të orientuara apo potenciale për të eksportuar mallrat dhe shërbimet e tyre në tregun e huaj, veçanërisht në atë të BE-së.
Shpërndarja
Nga ana gjeografike “Fondi Shqiptar i Konkurrueshmërisë” ka pasur një përdorim më të harmonizuar, ndonëse zonat e Tiranës, Shkodrës, Durrësit predominojnë, gjë që lidhet edhe me përqendrimet më të mëdha të bizneseve në këto zona, por shikohet gjithashtu një shpërndarje relativisht e ekuilibruar sipas prefekturave. Gjithashtu, sipas ekspertëve, interes për këtë fond kanë treguar edhe sektorët e tjerë, si ato të prodhimit të lëndëve të ndërtimit, industrisë tekstile, përpunim druri dhe mobilieri.
BOX/////////////////////
Cilat janë kompanitë përfituese nga fondi për SME-të
Fondi i ndihmës për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, më tepër se sa një subvencion shtetëror u konsiderua si një provë për kompanitë shqiptare, se sa të afta ishin ato në thithjen dhe përfitonin. Fondi limit deri në 1 milion lekë për shumë projekte që kërkonin fonde të mëdha nga biznesi, nuk u konsiderua një ndihmë e madhe. “Ministria e Ekonomisë, me strukturat e saj, ka parashikuar përsëri në Programin Buxhetor Afatmesëm që ky fond të vazhdojë edhe për tre vitet e tjera 2010-2012. Ndërkohë, edhe vlera e këtij Fondi është kërkuar të rritet nga 25 milionë lekë në vit në 35 milionë lekë në vit”, - theksohet në raport. METE bashkë me agjencinë zbatuese “Albinvest” me anë të këtij Instrumenti Financiar, vlerësojnë se jo vetëm u rrit reputacioni i tyre te biznesi, por u krijua një eksperiencë për shtimin e gamës së instrumenteve të tjerë financiarë në dobi të rritjes ekonomike të vendit. Ndonëse Skema e Grantit u bë operative në 6-mujorin e dytë të vitit 2007, për këtë periudhë aplikuan duke u regjistruar 60 kompani biznesi dhe u morën në shqyrtim dhe u vlerësuan nga Komisioni i Aprovimit 36 aplikime, të cilat lidhën kontratat për realizimin e projekteve me “Albinvest”. Vlera e Fondeve të Grantit të kontraktuara për këto kompani gjatë kësaj faze të parë arriti në 25.5 milionë lekë, ose 100 për qind e fondit të parashikuar për vitin 2007. Deri më tani, nga “Albinvest” është bërë shpërndarja apo rimbursimi i 2,5 milionë lekëve për 3 kompanitë e para që përfunduan projektet e tyre me sukses.
Shkurt///////////////////////////////
METE: Nuk kemi zhdoganuar naftë jashtë standardit
Në një reagim të saj për mediat, Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës sqaron se në vend nuk ka naftë të zhdoganuar jashtë standardit. “Ne jemi kategorikë në qëndrimin tonë,- thuhet në këtë reagim të ministrisë,- se çdo kompani që shkel ligjin dhe standardet e vendosura tashmë për cilësinë e karburanteve që duhet të hyjnë në treg, duhet të penalizohet në përputhje me legjislacionin në fuqi”. Ministria siguron opinionin publik dhe të gjithë biznesmenët se nuk është palë me asnjë aktor në tregun e karburanteve në Shqipëri dhe se në veprimtarinë e saj të licencimit dhe kontrollit të veprimtarisë së kompanive udhëhiqet vetëm nga ligji.
BSH, hodhi dje në qarkullim kartëmonedhën e re të prerjes 200 Lekë
Banka e Shqipërisë hodhi dje në qarkullim kartëmonedhën e re të prerjes 200 Lekë, që do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha kartëmonedhat ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, të emisioneve të mëparshme. BSH-ja bëri të ditur se vendimi për rishtypjen e kësaj kartëmonedhe ka si qëllim modernizimin e kartëmonedhës së prerjes 200 Lekë, sipas standardeve më të mira të arritura në fushën e emisionit të parasë. Hedhja në qarkullim e kësaj kartëmonedhe i shërben përmirësimit të cilësisë së parasë në qarkullim. Kartëmonedha e re, e prerjes 200 Lekë, emetim i vitit 2007, ka të njëjtat pamje dhe përmasa me kartëmonedhën e prerjes 200 Lekë, emetim i vitit 2001.
21 Korrik 2009