E Shtunë, 31 Tetor 2026

E mitura braktis shkollën pas plagosjes

FIER – Një ditë pas ngjarjes së rëndë në shkollën 9-vjeçare të Zhupant të Fierit, 13-vjeçarja E. Hoxha nuk është paraqitur në shkollë.

Të afërm të familjes Hoxha tregojnë se e mitura është tepër e shokuar për atë që ka ndodhur dhe se nuk arrin të kuptojë realisht situatën. “E quan veten shkaktare të gjithë asaj që ndodhi, edhe pse ishte aksidentale”, është shprehur një e afërme e familjes. Ditën e djeshme në shtëpinë e saj kanë shkuar edhe shokët e klasës, si edhe psikologia e shkollës, e cila është kujdesur për gjendjen psikologjike së të miturës. Ndërkohë që prindërit e tjerë shprehen të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre. Sipas tyre, duhet ushtruar kontroll për të gjithë nxënësit kur futen në derën e shkollës. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit të Fierit, Tahir Kastrati, ka pohuar se, drejtoria në bashkëpunim me forcat e rendit duhet t’u paraprijë rasteve të ngjashme me atë të Zhupanit, duke ushtruar kontrolle të befasishme nëpër shkollat e rrethit. “Pas ngjarjes së djeshme ne kemi marrë kontakte me të gjithë drejtorët e shkollave dhe do të hartojmë një plan strategjie për të minimizuar raste të tilla. Personalisht jam interesuar dhe kam caktuar disa grupe pune që do të merren me këto kontrolle”, ka pohuar ai.                                          m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›