Grabitje me armë e maska, autorët lidhin kryefamiljarin
LAÇ – Një grabitje me armë e maska ka ndodhur në shtëpinë e një 49-vjeçari në lagjen “Sanxhak” të Kurbinit.
Naim Isaku, i zoti i shtëpisë tregon se autorët kanë trokitur në orën 23:45 në derën e banesës, duke thënë se ishin punonjës të policisë ushtarake. Nisur nga fakti se Isaku ka dy djem në moshë për ushtri, ndonëse janë emigrantë, e ka hapur derën i qetë, por është vënë përballë armës që mbanin dy persona me maska. Ata e kanë lidhur me një kabëll elektrik, duke e urdhëruar që të nxirrte lekët që mbante të fshehura. “Më kërcënonin t’u jepja paratë që sipas tyre më kishin sjellë djemtë nga Greqia. Më thanë se nëse nuk u nxirrja lekët do më vrisnin. U thashë se po të kisha lekë do të kisha ndërtuar shtëpinë, por ata nuk pyesnin. U tregova që kisha vetëm 500 mijë lekë të vjetra dhe ata i morën bashkë me telefonin celular. Ishin dy persona të dobët, me maska në kokë dhe me pushkë automatike”, tregon kryefamiljari. Sipas tij, pas ngjarjes është lajmëruar policia, por ajo nuk ka shkuar në banesën e tij vetëm pas denoncimit që ka kryer në komisariat mëngjesin e djeshëm. Në momentet e grabitjes, e shoqja dhe nusja e djalit ndodheshin në dhomën tjetër. Nafije Isaku tregon se kur kanë dëgjuar zërat kërcënues të grabitësve kanë dalë nga dritarja, duke kërkuar ndihmë te fqinjët. “Komshija ka lajmëruar menjëherë policinë në numrin 129 dhe i kanë thënë se po nisemi, por nuk erdhi. Dritat e shtëpisë së fqinjëve dhe zërat tanë detyruan grabitësit të largoheshin. Pritëm gjithë natës të lemerisur policinë, derisa në orën 6 e gjysmë të mëngjesit burri bëri denoncimin”. Gruaja thotë se ndihen të pasigurt, pas kësaj ngjarjeje. Mësohet se në komisariat janë shoqëruar disa persona, por ende nuk është identifikuar autori. r.n