E Shtunë, 31 Tetor 2026

Psikologu



Njëri kishte fituar lotari por vetë nuk e dinte këtë gjë, ndërsa familja nuk i tregonte pasi ai ishte i sëmurë me zemër. Vendosën që ta çojnë fituesin te psikologu për të bërë disa terapi dhe për ta marrë vesh me stil fitimin e shumës së madhe.
-Si jeni me shëndet? –e pyet psikologu pacientin.
-Mirë, po ju?
-Mirë, mirë. Pa më thoni, çfarë do të bënit nëse papritur do të fitonit një lotari shumë milionëshe? – e pyet psikologu.
-Do t’ua falja juve gjysmën e shumës. – ia kthen ai.
Psikologu sa e dëgjon pëson infrakt kardiak.

Xhaja

Një ditë xhaja kishte harruar letrat e duhanit në shtëpi dhe nga halli këput në një shtyllë një lajmërim vdekje dhe me të dredh një cigare. Teksa po e pinte cigaren, plakut i kalon fare pranë me shpejtësi skëterre një djalë me motorr.
-Ec ashtu ec, të keqen xhaja, se dhe ty do të të pi cigare një nga këto ditë...

9 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›