E Shtunë, 31 Tetor 2026

E mitura denoncon fqinjin tutor

Fier- Mashtron per martese nje te mitur dhe me pas dyshohet se e ka shfrytezuar per prostitucion ne Decan te Kosoves. Policia e Fierit ndaloi mengjesin e djeshem 30-vjecarin Agron Aliaj, banues ne Mbrostar-Ferko, pas denoncimit te 15 vjecares P. C., banuese po ne kete fshat dhe fqinje me te akuzuarin. Lajmi u be i ditur nga burime zyrtare, qe deklaruan se i dyshuari eshte kapur duke ecur ne rruget kryesore te qytetit te Fierit dhe se ndaj tij, prokuroria kishte leshuar nje flete-arresti per akuzen e "shfrytezimit per prostitucion".

Deshmia e plote e te mitures ka cuar ne pranga te riun Agron Aliaj. Vajza ka denoncuar pasi eshte konsultuar me familjen, qe i ka shpjeguar se 30-vjecari, fqinj i tyre e kishte mashtruar duke i premtuar per martese dhe ne Kosove e kishte shfrytezuar per te perfituar. Rrefimi ne Komisariatin e Fierit ka bindur agjentet e Antitrafikut dhe me pas prokurorine, per te kryer arrestimin e Aliajt. Denoncimi mesohet se eshte bere ne fillim te ketij muaji dhe jane dashur disa jave hetimi, per te arritur deri tek ndalimi. "Aliaj ka qene duke ecur ne kembe ne rrugen kryesore te qytetit, kur agjentet e Zyres se Luftes kunder Trafiqeve, e kane shoqeruar per ne ambientet e Komisariatit dhe me pas e kane prangosur", thane zyrtare vendore. Aliaj eshte njohur me akuzen, te cilen e ka mohuar, duke e quajtur nje sajese te se mitures.

Sipas deshmise se te mitures, ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar, kur ajo ishte vetem 14 vjece. "Ne muajin mars te vitit 2008, ai me ka marre me ane te mashtrimit, duke me premtuar dashuri dhe lidhje serioze. Se bashku shkuam ne Kosove ku sipas tij na priste nje pune dhe pagese e mire. Por sapo kemi mberritur, me ka detyruar te ushtroja prostitucion ne motele dhe hotele te Decanit kundrejt pageses", ka rrefyer vajza. Kete pune e mitura eshte detyruar ta beje per rreth 10 muaj me radhe, duke i derdhur 30-vjecarit cdo te ardhur qe siguronte nga klientet. Per cdo akt seksual, pagesa varionte nga 50-100 euro edhe per shkak te moshes se saj. Por ne fillim te ketij muaji vajza eshte kthyer ne banesen e prinderve te saj, duke i shpetuar Aliajt. Grupi hetimor ka degjuar deshmine e plote te vajzes dhe menyren se si ajo ishte shfrytezuar, duke i vene prangat 30-vjecarit. Pritet qe prokuroria te siguroje deshmitaret per te vijuar hetimet e metejshme dhe nje pjese e tyre, do te jene kliente kosovare te se mitures.

Rrefimi i vajzes tek prinderit

Pas kthimit nga Kosova, vajza tashme 15-vjecare, u ka rrefyer prinderve se si ishte mashtruar dhe derguar ne Kosove, ku me pas u shfrytezua si prostitute. Familjaret kane kujtuar se vajza e tyre kishte nisur nje jete te re bashkeshortore me bashkefshatarin e saj. Por pasi kane mesuar nje tjeter histori, se bashku me te mituren i jane drejtuar Komisariatit te Fierit per denoncim. Mesohet se ata kane pasur dijeni per largimin, por jo per shfrytezimin.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›