Ish-punetoret e ARMO-s kerkojne pagesat, "dhunojne" zyren e prefektit
Fier- Ish-punetoret e ARMO-s "dhunojne" zyren e prefektit te Fierit, per shkak te asistences se papaguar. Rreth 100 persona kane hyre me force ne ambientet e institucionit dhe perpjekjet e tyre nuk jane ndalur dot as nga efektivet e policise. Eshte dashur nderhyrja e drejtorit te Policise, Shemsi Premci, qe situata mengjesin e djeshem te qetesohej dhe nje perfaqesi prej 5 personash, te merrte takim me prefektin Shahin Bejdaj. Ish-punonjesit jane shprehur se prej kohesh nuk marrin pagat e premtuara dhe te akorduara me vendim qeverie. Fillimisht ata kane pritur per disa ore para institucionit dhe kur u eshte refuzuar nje takim me prefektin, kane tentuar te hyjne me force. Nje pjese e tyre depertuan ne ambientet e brendshme dhe menjehere ne godine, mberriti nje grup prej 10 efektivesh te Policise se Fierit. Por situata nuk eshte qetesuar aspak dhe per kete shkak prefekti Bejdaj ka kerkuar ndihmen e drejtorit te Policise. Shemsi Premci ka marre i pari kontaktin me ish-punetoret e ARMO-s ne reforme, dhe ne fund ka vendosur qe nje perfaqesi prej 5 personash te hynin ne takimin me Bejdaj. Ne kete menyre grupi eshte larguar nga ambientet e godines, duke pritur ne shesh perfundimin e takimit qe ka zgjatur 30 minuta. Bejdaj ka mohuar te kishte dijeni per zvarritjen e pageses se ish-punonjesve, duke i akuzuar se vepronin te shtyre politikisht. Por perfaqesia eshte shprehur se jane 606 persona te papune dhe pas reformes rreth 2 mije persona.
Paralajmerimi
Grupi prej 100 ish-punonjesish te ARMO-s kane dale nga takimi me prefektin e Qarkut, duke deklaruar publikisht qe ne rast se fondi i pagave te tyre nuk kalon brenda javes, do te hidhen ne nje greve urie pa afat dhe do bllokojne rrugen nacionale. Ata pretendojne se qeveria ka kaluar kete fond.
Paralajmerimi
Grupi prej 100 ish-punonjesish te ARMO-s kane dale nga takimi me prefektin e Qarkut, duke deklaruar publikisht qe ne rast se fondi i pagave te tyre nuk kalon brenda javes, do te hidhen ne nje greve urie pa afat dhe do bllokojne rrugen nacionale. Ata pretendojne se qeveria ka kaluar kete fond.