E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon Evropiani

Evropiani i basketbollit do të nisë sot. 24 ekipe pjesëmarrëse do ta kërkojnë titullin e më të mirit në evenimentin që do të mbahet në Lituani deri më 18 shtator. Spanja shihet si favorite, por nuk duhen harruar as ekipet tjera të fuqishme si Serbia, Gjermania, Franca e Lituania. Nga Express më 31 gusht 2011 në ora 08:37

Sonte do të fillojë edhe zyrtarisht Kampionati Evropian i basketbollit, i cili do të mbahet në Lituani në periudhën 31 gusht – 18 shtator. 24 ekipe do të jenë të ndara në katër grupe nga gjashtë skuadra, në fazën e parë të grupeve.

Në fazën e dytë do të kalojnë tri ekipet e para nga secili grup. Në këtë fazë do të formohen dy grupe me nga gjashtë skuadra dhe në fund do të çojnë peshë përballjet direkt nga rundi i parë. Katër skuadrat e para nga dy grupet do të kualifikohen në çerekfinale, nga e cila fazë shkohet me eliminim direkt.

Finalistët e këtij evenimenti do të marrin pjesë direkt në Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’, kurse ekipet që renditen nga vendi i tretë deri në atë të gjashtë do të shkojnë në para-Olimpiadë qershorin e vitit të ardhshëm.

Spanja, e udhëhequr nga Pau Gasol, është favorite në këtë eveniment, por nuk duhet harruar as Serbinë, e cila gjithmonë është e rrezikshme. Pastaj Franca e Tony Parkerit dhe Gjermania e Dirk Nowitzkit. Aty gjendet edhe mikpritësi Lituania, që gjithmonë ka super ekip dhe u shkakton kokëçarje kundërshtarëve.

Nga vendet e ish Jugosllavisë mungon vetëm Kosova. Shpresojmë që Evropianin tjetër basketbollistët kosovarë të jenë pjesë e kësaj gare.

Evropiani i basketbollit – Grupet

Grupi A
1. Mbretëria e Bashkuar
2. Spanja
3. Lituania
4. Polonia
5. Portugalia
6. Turqia

Grupi B
1. Franca
2. Gjermania
3. Izraeli
4. Italia
5. Letonia
6. Serbia

Grupi C
1. Bosnja e H.
2. Kroacia
3. Finlanda
4. Greqia
5. Maqedonia
6. Mali i Zi

Grupi D
1. Belgjika
2. Bullgaria
3. Gjeorgjia
4. Rusia
5. Sllovenia
6. Ukraina

Xhiroja e parë

Grupi A
E mërkurë
Spanja – Polonia
Lituania – Mbretëria e Bashkuar
Turqia – Portugalia

Grupi B
Serbia – Italia
Gjermania – Izraeli
Franca – Letonia

Grupi C
Greqia – Bosnja e Hercegovina
Mali i Zi – Maqedonia
Kroacia – Finlanda

Grupi D
Sllovenia – Bullgaria
Belgjika – Gjeorgjia
Rusia – Ukraina

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›