E Diel, 1 Nëntor 2026

E morën peng të martën, piratët afrikanë lirojnë anijen greke

Piratët nga bregu perëndimor i Afrikës kanë liruar një anije greke, të rrëmbyer këtë javë. Në bord ndodheshin 23 pjesëtarë rusë të ekuipazhit dhe një grek.

Ministria e Jashtme ruse tha se piratët kanë nxjerrë një pjesë të naftës nga anija, por nuk kanë lënduar ekuipazhin.

Piratët kanë rrëmbyer anijen të martën derisa po ankorohej në brigjet e Togos.

Ministria ruse tha se anija pritet të rinisë udhëtimin e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›