E moshuara denoncon vjedhjen e 250.000 lekeve
Gjate dites se djeshme nje grua e moshuar 62-vjecare me inicialet K. F. nga qyteti i Korces ka kallezuar ne policine e ketij te qyteti vjedhjen e 250.000 lekeve ne banesen e saj nga nje i ri. Pas ketij kallezimi forcat e policise se Korces kane ndaluar 28-vjecarin Rikard Fecani banues ne kete qytet. Sic ato konfirmojne ndalimi u be pasi ndaj tij eshte bere kallezimi ne komisariatin e policise nga gruaja e moshuar 62-vjecare per vjedhje. Ajo e ka denoncuar 28-vjecarin se i ka vjedhur shumen prej 250.000 lekesh ne banese e saj. Dyshimet qe Fecani ka qene ai qe i ka vjedhur asaj te hollat 62-vjecarja i mbeshtet ne faktin se po ky person dy dite me pare i kishte marre duke ushtruar dhune fizike nje sasi tjeter prej 1.000 lekesh. Materialet e metejshme do ti kalojne prokurorise se Korces per veprat penale te Vjedhjes dhe Vjedhjes me dhune.