2011-a Vasili Viti i investimeve te medha
Informatizimi i sistemit shendetesor perdorimi i teknologjive te reja por edhe investimet ne godinat ekzistuese si projekti ne spitalin e Semundjeve te Brendshme ne QSUT do te jene prioritetet e Ministrise se Shendetesise kete vit. Ministri Petrit Vasili u shpreh se nje sfide tjeter e rendesishme qe do te siguroje mbarevajtjen e reformave eshte lufta ndaj korrupsionit. Informatizimi i sistemit vendosja ne spitalet tona edhe i sistemeve te survejimit dhe vezhgimit konsolidimi i formalizimit te marredhenieve mjek-paciente duke mbajtur nje qendrim shume te ashper ndaj cdo shfaqjeje. Sistemi shendetesor do te futet ne kete vit sepse perfundoi nje ngjarje e madhe miratimi dhe pergatitja e protokolleve dhe udherrefyesve klinike te mjekimit dhe ky vit do te shenoje vitin e perdorimit dhe zbatimit te tyre ne terren. Tashme kemi nje baze te plote kuptimore shkencore por dhe menaxheriale te shkelqyer duke i perpiluar ata - tha Vasili.
Ministri Vasili e ka konsideruar te suksesshem vitin qe lame pas duke renditur nje sere nismash te suksesshme si zbatimi i sistemit te referimit investimet ne disa spitale te Tiranes por edhe te rretheve duke mundesuar hapjen e pavijoneve te reja por edhe perdorimin e pajisjeve sipas standardeve evropiane.