Gjendet trupi i pajete dyshohet te jete perplasur nga nje automjet
Gjate mesdites se djeshme eshte gjendur i pajete trupi i nje te moshuari ne nje kanal ne Durres. Identifikimi i viktimes eshte bere menjehere pas mberritjes se policise ne vendngjarje ai eshte Sefer Kurti 61 vjec nga Ndroqi. Trupi i tij eshte gjetur nga disa kalimtare te rastesishem te cilet menjehere mbasi kane konstatuar se i ndjeri nuk ka qene me gjalle kane njoftuar menjehere policine. Nuk dihen shkaqet e vdekjes se 61-vjecarit por nga ana e uniformave blu eshte nisur me njehere puna per zbardhjen e ngjarjes. Burime nga policia shprehen se dy jane pista qe mund te kene sjelle edhe vdekjen e tij ai mund te jete perplasur nga nje automjet ose nga nje vdekje natyrale. Por sipas te dhenave paraprake deri tani mesohet se viktima mund te jete perplasur nga nje mjet pasi sipas policise ky dyshim vjen pasi pikerisht ne vendin ku ka ndodhur aksidentit jane gjetur shenja te frenimit te nje automjeti i cili pasi ka perplasur viktimen eshte larguar menjehere nga vendngjarja.