E moshuara ikën në Greqi, i vjedhin 18 mijë eurot nën shtrat
SARANDË-Në një banesënë qendër të fshatit të Finiqit, vetëm 10 km nga Saranda dhe po kaq nga Delvina është kryer vjedhja e 18 mijë eurove dhe 10 milionë lekëve. Shtetësja Llambrini Spiro, pronare e banesës, ishte larguar për disa ditë drejt Athinës, ku ka fëmijët në emigracion për një vizitë shëndetësore. Në orën 06.00 të ditës së premte ajo është kthyer në banesë dhe është befasuar kur ka parë dyert e shqyera dhe objekte, orendi dhe materiale të përdorimit familjar të shpërndara në oborr. Frika nga një bastisje e ka shtyrë atë të shkojë së pari tek vendi ku ruante të hollat e dërguara nga fëmijëtdhe kryesisht e bija e saj e sëmurë. Pas kontrollit të imët ajo ka konstatuar me dhimbje se mungonin shuma prej 18 mijë eurosh dhe 10 milionë lekësh të vjetratë fshehura, siç thotë e moshuara në një vend që nuk e dinte askush nga familjarët , biles as vetë e bija nuk e dinte se ku ishin fshehur kursimet e saj. “Isha ne Greqi tre ditë për t’u vizituar . Erdha sot në mëngjes që në mëngjes . U llahtarisa kur pashë dyert të shqyera . Vajta me vrap tek vendi ku kisha fshehur paratë . M’i kishin marrë të gjitha, megjithë çantën ku i mbaja . I kisha venë poshtë rrobave që shtroj, i gjetën dhe m’i morën. Tani mbeta pa shtëpi dhe me vajzën të sëmurë. U farmakosa “-thotë Llambrini Spiro. Policia mbërriti30 minutapas njoftimit tëfamiljarëve dhe të afërmëve të Llambrini Spiros. Ekspertët e komisariatit të Sarandës dhe Delvinës, pas dokumentimit të vjedhjes me shqyerje dhe thyerje kanë nisur procedurat hetimore . Pista më e mundshme e vjedhjes, sipas burimeve policiore është ajo nga njerëz të afërm të rrethit fisnor të së dëmtuarës , pa përjashtuar edhe mundësinë e ndonjë hajduti profesionist që vepron në zonën e Vurgut , ku banesat janë të boshatisura, shpeshtë pambrojtura, pasi familjarët lëvizin drejt Greqisë për arsye pune e shëndeti, por edhe përprobleme familjare . Megjithatë, për të përfituar më shumë informacionnë komisariatin e Sarandësështë shoqëruar shtetasi Vasil Spiro, 44 vjeç, lindur në Finiq dhe banues në Golem të Lushnjës , i cili punonsi emigrant në Athinë. Ky është një nga të dyshuarit kryesorë të përvetësimit të të hollave.