E nxin së rrahuri burrin, gruaja përfundon në polici
13/01/2011 DURRES- Një burrë 47-vjeçar nuk ka mundur të durojë gjatë rrahjen e gruas dhe ka kërkuar ndihmën e policisë. Shtetasi me inicialet Hamdi Q., 47 vjeç, nga Durrësi ka bërë kallëzim penal ndaj bashkëshortes, e cila e rrihte sa herë që vinte nga puna. Policia nuk e ka pasur të vështirë ti marrë si të vërteta pohimet e burrit pasi 47-vjeçari ishte i gërvishtur në fytyrë dhe kishte hematoma në trup.
Kallëzimi
Policia ka detyruar bashkëshorten e tij, S. Q. që të shpjegojë shkaqet, si dhe i ka bërë të ditur se do ti vendoste prangat nëse do të guxonte ta rrihte më të shoqin. Ndaj saj tashmë kanë nisur hetimet, kurse burrë e grua janë larguar nga policia së bashku të bindur se kanë bërë secili detyrimin para policisë. Po dje tre femra të moshave të ndryshme kanë denoncuar në polici për dhunën që kanë ushtruar bashkëshortët, djemtë e shtëpisë apo vëllai. Bukurie U. është rrahur disa herë dhe në vijimësi për një kohë të gjatë nga djali i saj 32 vjeç. Në këtë rast shkak është bërë papunësia e të birit, i cili ka hyrë në konflikt me të ëmën, pasi ajo ka kundërshtuar ti japë pensionin për ta prishur në lokale. Të njëjtin veprim në polici ka bërë edhe Majlinda L. 35 vjeçe ngase burri i saj Besim S. 41 vjeç ka ushtruar presion e ka përdorur forcë fizike ndaj saj. Çifti bashkëjetonte prej vitesh, por fakti se ata kanë edhe fëmijë ka shtyrë gruan të kërkojë ndihmën e policisë për të mos humbur atësinë e fëmijëve. Rasteve të dhunës në familje nuk i kanë shpëtuar as vajzat e shtëpisë. 18-vjeçarja Sanie D. nuk ka duruar dot dhunën e të vëllait 35-vjeçar duke kërkuar nga policia ta shpëtojë nga kjo situatë. Në dy vitet e fundit vërehet se policia ka rritur dukshëm praninë e saj në rastet kur gratë, vajzat apo prindërit kërkojnë ndihmë për të shpëtuar nga dhuna e meshkujve të shtëpisë. Në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar janë regjistruar 101 raste vendimi mbrojtjeje, ndërsa viti i kaluar është mbyllur me 197 denoncime të këtij karakteri.