Përmbytjet, by pass përgjatë liqenit të Shkodrës
13/01/2011 Projekti parashikon ndalimin e vërshimit të ujërave dhe shkurtimin e rrugës drejt Hanit të Hotit
SHKODER- Zëvendësministri i Ministrisë së Transporteve dhe Punëve Publike, Ernest Ndoka, i shoqëruar nga specialistë të kësaj ministrie dhe të një studioje projektuese kanë mbërritur në Shkodër për prezantimin e fazës së parë të projektit për ndërtimin e një By Pass-i përgjatë njërës anë të liqenit të Shkodrës.
Projektet
Në praninë e drejtuesve të pushtetit vendor, prefekturës dhe Këshillit të Qarkut Shkodër, specialistët e studios projektuese paraqitën gjurmën se nga do kalojë By Passi. Sipas projektuesve, ndërtimi i këtij By Pass-i do të ndikojë jo vetëm për mbrojtjen e qytetit nga vërshimet e ujërave të liqenit të Shkodrës, por do krijojë dhe një infrastrukturë bashkëkohore, që do krijojë lehtësira për lëvizjen e shpejtë të automjeteve në aksin Shkodër -Hani Hotit, që lidhet dhe me akset Shkodër-Tiranë dhe Shkodër –Velipojë. Projekti parashikon ndërtimin e një aksi rreth 4.5 kilometër të gjatë dhe me gjerësi që varion nga 11 metër deri në 54 metër. Projekti parashikon dhe ndërtimin e elementeve të duhura hidroteknikë, duke filluar që nga tombinat e deri tek ndërtimi i një stacioni pompash që do të funksionojë për largimin e ujërave të qytetit të Shkodrës, sa herë që do ketë rritje të nivelit të ujit të liqenit të Shkodrës. Zëvendësministri i Transporteve, Ernest Ndoka, vlerësoi projektin, duke theksuar se për nga përmasat dhe funksioni që do kryejë është i pari i këtij lloji që do ndërtohet në vendin tonë. Nga ana e tij kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, theksoi se përveç rëndësisë që ka ky projekt për mbrojtjen e qytetit nga përmbytjet, ndërtimi i tij do të ketë impakt tepër pozitiv në zhvillimin urban të zonës nga do kalojë By Pass-i, zonë kjo që zë rreth 1/6 e sipërfaqes së qytetit të Shkodrës, në pjesën perëndimore të tij. Gjatë diskutimeve për By Pass-in buzë liqenit të Shkodrës, u kërkua nga specialistët e pushtetit vendor, që projekti të parashikojë paralelisht dhe ndërtimin e infrastrukturës nëntokësore, si dhe të kihet parasysh plani i përgjithshëm rregullues i qytetit dhe studimi i Universitetit të Firences për këtë zonë, në mënyrë që të harmonizohen të gjitha studimet në favor të pjesës perëndimore të qytetit të Shkodrës.