Parlamenti i ri vetem te Piramida - Edi Rama mbrojtje ideologjike per maozelumin e Enverit
Kryeministri Sali Berisha i eshte referuar dje ne Opinion edhe idese se ndertimit te parlamentit te ri te Piramida duke e konsideruar kete si projektin me te realizueshem perpos morise se propozimeve apo kundershtimeve te ndryshme. Ne kushtet kur i eshte hapur rruge realizimit te projektit ku dhe pritet te tenderohet procesi Berisha tha se ndertimi i Parlamentit te ri eshte nevoje jetike per Shqiperine aq me teper ne nje kohe kur vendi eshte gjithnje e me prane integrimit evropian. Tirana ka shume probleme ne teresi- tha kryeministri duke shtuar se te Piramida eshte terreni me i pershtatshem per ndertimin e tempullit te ri te demokracise. Aty prane ndodhet selia e Keshillit te Ministrave ne ane te saj Gjykata Kushtetuese ndersa ne anen tjeter mbi ish hotel Dajti do te ngrihet Gjykata e Larte. Berisha tha se do te merret leja e institutit te Kultures. Ndersa Plani francez i ka dhene Piramides perjetesi bashke me vilen e Enver Hoxhes. Te Piramida jane 28 mije m2 te shpronesuara. Eumlshte lagjja e ndertesave qeveritare kryeministria Presidenca me matane do ndertohet pallati i Drejtesise. Asnje terren pervec kesaj hapesire nuk e ka luksin e zones se Piramides- tha Berisha. Shefi i ekzekutivit theksoi gjithashtu se Piramida ishte maozelumi i Enver Hoxhes. Sipas tij mbrojtja qe i ben Edi Rama eshte ideologjike nostalgjike per hir te atit te tij shpirteror. Blloku ishte mega-bunkeri i Shqiperise njerezit me te frikesuar ishin njerezit e bllokut. Kur une i thash z.Rama njehere se ti je i vetmi njeri ne bote qe fle ne muze. Muzete jane varrezat e historise. A mund te flije njeriu ne muze Jo. Pse nuk shkoi ne ajrin e fresket te Farkes Por jo ai donte muzeun. Uroj qe ai te rrije ne muze. Kembengulja e tij patologjike per vlerat muzeale me rikujtoi te gjithe psikologjine e stisur ne muzeun e Pezes dhe tani me thoshte se Piramida nuk eshte maozelumi i Enverit por eshte muzeu i Enverit- u shpreh me tej kryeministri Berisha. Parlamenti i ri mendohet te kushtoje 40 milione euro nga te cilat 30 milione do te kursehen nga buxheti i shtetit.