E Shtunë, 31 Tetor 2026

U cliruam nga kthetrat e izolimit dhjetera vjecar

12-11-2010 / Elda Tomani

Kreu i qeverise Berisha pershendet ne parlament vendimin e BE-se per heqjen e vizave te qytetareve shqiptare


Kryeministri Sali Berisha pershendeti dje ne Kuvendin e Shqiperise vendimin e dates 8 nentor te Bashkimit Europian per liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare. Kreu i ekzekutivit u shprehu edhe nje here mirenjohjen e thelle punonjesve te te gjitha institucioneve te vendit qe me perkushtim projektuan dhe zbatuan reformat me te medha ne vend luftuan me guxim e profesionalizem krimin e organizuar dhe korrupsionin. Kryeministri u shprehu mirenjohjen e thelle deputeteve te parlamentit shqiptar qe me perkushtim te madh shqyrtuan dhe votuan ligjet themelore qe bene te mundur kete arritje te madhe per te gjithe qytetaret shqiptare. Sipas kryeministrit me vendimin e vizave shqiptaret clirohen nga kthetrat disa vjecare te izolimit. Heqja e vizave per shqiptaret kombit qe perjetoi izolimin me te egra dhe pasojat me te renda te ketij izolimi qe vetem 20 vjet me pare jetonin ne nje vend bunker te rrethuar nga tela me gjemba ne kufijte e vendit qe ne dhjetor te 90-s vetem pothuajse nje vit e gjysme pas renies se murit te Berlinit u ekzekutuan me dhjetera e dhjetera ne mos qindra te rinj e te reja shqiptare perben pas renies se perdes se hekurit dhe anetaresimit te vendit ne NATO arritjen me madhore te jetes se tyre arritjen me madhore per lirite e tyre individuale dhe dinjitetin njerezor pas shembjes se piramides komuniste ne Tirane u shpreh Berisha. Berisha foli per hapesiren dhe mundesite qe iu hapen tashme shqiptareve me liberalizimin e vizave duke theksuar se vite me pare vendimi per levizjen e lire ne Europe e cila ishte bere nje kontinent i ndalur jo se Europa nuk donte por se Shqiperise pas renies se murit te Berlinit me rikthimin ne pushtet pas rebelimit komunist iu ngrit me shpejtesi muri gjigand i krimit te organizuar. Berisha e cilesoi kete mur si nje mur qe e ka ndare Shqiperine cdo dite e me shume nga Europa. Ishte ky mur qe ndante dhe izolonte cdo dite e me shume Shqiperine nga Europa. Ishin klanet e krimit te organizuar Aldo Baret qe prisni koka dhe luanin futboll me koka te prera ato qe lemerisnin mbare Europen me barbarite e tyre. Ishin Nehat Kullat Lul Berishat e bandat e tjera qe benin ligjin ne porte aeroporte dhe institucionet e vendit. Heqja e vizave ishte shnderruar ne nje horizont qe largohej me shpejtesi per shqiptaret e Shqiperine. Dhe muri trashej e rritej cdo dite per shkak te simbiozes se qeveritareve e pushtetareve me keto banda per shkak se ndanin trofete e krimit se bashku. Pas shembjes se ketij muri kjo nuk mund te ndodhte kurre tha kryeministri. Nje tjeter sfide ne rrugen e heqjes se vizave sipas kryeministrit Berisha ishte edhe lufta kunder korrupsionit. Vizat u hoqen sepse toleranca zero ndaj krimit te organizuar funksionoi ne kete vend. Kjo politike dhe kjo platforme beri qe te vendosen para ligjit njera pas tjetres mbi 206 banda me mbi nje mije anetare. Bandite e bose te tyre te gjendeshin e te arrestoheshin nga papafingot e Ankarase ne shpellat e alpeve nga fjordet e veriut dhe detet e jugut kudo qe ishin. Ndaj shqiptaret sot kane njemije e nje arsye tu jene mirenjohes atyre burrave e grave te organeve te Policise se Shtetit te prokurorise sistemit gjyqesor dhe te gjitha agjencive te zbatimit te ligjit te cilet ne zbatim te platformes se kesaj qeverie per zero tolerance ndaj krimit te organizuar me guxim te madh e profesionalizem cmontuan nje e nga nje falangat e rrezikshme te krimit te organizuar duke sakrifikuar ne raste te caktuara edhe jeten rinine e tyre tha Berisha. Nje tjeter ogur i mire per vendimin historik te Bashkimit Evropian ishte edhe zhvillimi i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Liberalizimi i vizave erdhi dhe si rezultat i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme ne qershor te 2009 duke i vleresuar keto zgjedhje si shtylla kryesore. Zhvillimi i zgjedhjeve te lira ishte raporti me direkt me lirine e levizjes per shqiptaret. Levizja e lire eshte arritja e jetes tha Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›