E Diel, 1 Nëntor 2026

E paguajmë dyfish, KEK’un

Qeveria e Kosovës po e subvencion nën hije Korporatën Energjetike të Kosovës. Sipas Auditorit, janë 157 milionë euro kredi të cilat KEK’u nuk i ka kthyer ende, duke bërë që konsumatorët, përveç faturave të energjisë, t’ia paguajnë me taksat e tyre edhe kredinë kësaj korporate. E, subvencionet kjo kompani po i shfrytëzon për studimet e këshilltarëve politikë Nga Albulena Maloku më 04 korrik 2011 në ora 08:26

Konsumatorët e Korporatës Energjetike të Kosovës po e paguajnë këtë ndërmarrje dyfish. Një herë përmes faturave të energjisë elektrike e një herë përmes taksave. Saktësisht, konsumatorët përmes taksave, po ia paguajnë Korporatës kredinë prej 157 milionë eurosh, të cilën ia kishte dhënë Qeveria e Kosovës gjatë periudhës 2005-2010.

Auditori Gjeneral me auditimin e Pasqyrave Financiare të Ministrisë së Financave për vitin 2010, ka nxjerrë në shesh se KEK’u është borxhliu më i madh në buxhetin e shtetit.
Kjo korporatë kishte marrë kredi nga Qeveria në vlerë prej 157 milionë eurosh, të cilën nuk e ka kthyer ende. Madje, moskthimin e kredisë, Auditori e paraqet si subvencionim nën hije të Qeverisë për këtë ndërmarrje publike. KEK’u deri më tani nuk ka respektuar asnjë afat kohor për kthimin e kredisë.

Për më tepër, as Ministria e Financave, sipas raportit të Auditorit, nuk ka ushtruar menaxhim të duhur për huat e dhëna për KEK’un. Në marrëveshjen e vitit 2005, mes kësaj korporate dhe Qeverisë, ishte paraparë që kredia e dhënë në vlerë 10 milionë euro, të rikthehet e plotë nga Korporata deri në fund të vitit fiskal 2008, e cila ende nuk është kthyer.

Marrëveshjet për kreditë e tjera në periudhën nga 2008 - 2010 parashohin që 12 muaj pas
tërheqjes së mjeteve nga KEK’u, të fillojë kthimi i kryegjësë dhe pagesa e interesit.

E deri në fund të vitit 2010, kjo ndërmarrje i kishte kthyer Ministrisë së Financave vetëm vlerën e interesit prej 5,371,311 euro dhe vlerën e kryegjësë prej 587 mijë euro, që u përket kredive të periudhës 2008-2010. “Ne shprehim shqetësimin tonë për sa i përket efikasitetit të trajtimit të kredive të dhëna KEK’ut. Gjithashtu, një mosangazhim i MEF’it sa duhet ka rezultuar edhe me vonesën e mbledhjes se dividendës së ANP’së. Në fakt, kjo situatë në dukje reflekton si subvencionim nën hije i këtyre organizatave”, thuhet në raportin e ZAGJ’it.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›