E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iu çelet perspektiva

Marrëveshjen Prishtinë-Beograd për njohjen e diplomave kosovare e kanë mirëpritur shqiptarët në Luginën e Preshevës. Ata shpresojnë që ajo të konkretizohet shpejt. Qindra studentë nga kjo trevë nuk mund të punësohen, sepse diplomat e tyre nuk njihen nga autoritetet serbe. Nga Jeton Musliu më 04 korrik 2011 në ora 08:29

Ende pa u kuptuar mirë detajet e marrëveshjeve ndërmjet Prishtinës e Beogradit, të arritura me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ata që duken më të kënaqurit, së paku në këtë raund të parë, janë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Njohja e diplomave të Kosovës në Serbi dhe anasjelltas, ka bërë që shqiptarët e Luginës së Preshevës të mirëpresin konkretizimin dhe zbatimin e saj.

Në këtë rast, studentët shqiptarë nga kjo trevë dhe ata që kanë përfunduar shkollimin universitar në Kosovë gjatë viteve të fundit, janë personat që mezi presin që kjo marrëveshje të zbatohet në praktikë.

Bekimi është nga Lugina e Preshevës dhe nga viti 2009 i ka nisur studimet në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Juridik. Deri më tash, edhe pse studionte, ai ishte skeptik për atë që bënte.

“Ka shumë që kanë diplomuar dhe nuk mund të gjejnë punë atje për shkak se diplomat e Universitetit të Prishtinës, pas pavarësisë, nuk i pranojnë”, thotë Bekimi për Express.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›