E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Suedia planifikon të dërgojë aplikimin për NATO javën e ardhshme

Qeveria e Suedisë ka në plan të paraqesë një kërkesë për t’u anëtarësuar në NATO javën e ardhshme, pas fqinjit Finlandë në rishkrimin e politikës së saj të sigurisë pas Luftës së Dytë Botërore, pas pushtimit rus të Ukrainës, tha të enjten e përditshmja Expressen. 

Parlamenti i Suedisë do të debatojë situatën e sigurisë të hënën dhe kryeministrja Magdalena Andersson më pas do të thërrasë një takim të posaçëm të kabinetit ku do të merret vendimi zyrtar për të aplikuar.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, të cilin Moska e quan një “operacion të posaçëm ushtarak”, Suedia dhe Finlanda pritet gjerësisht të kërkojnë siguri më të madhe duke iu bashkuar NATO-s dhe të braktisin dekada të mos-angazhimit ushtarak.

Një rishikim nga të gjitha partitë i politikës suedeze të sigurisë do të raportojë gjetjet e tij nesër dhe socialdemokratët në pushtet janë ende duke debatuar nëse duhet të ndryshojnë politikën dhe të mbështesin një aplikacion. Partia do të marrë një vendim të dielën.

Më herët të enjten, presidenti i Finlandës Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin thanë se vendi duhet të aplikojë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s “pa vonesë”, duke rritur presionin ndaj Suedisë për të ndjekur shembullin. 

Finlanda është aleati më i afërt ushtarak i Suedisë dhe i vetmi vend tjetër nordik që nuk është anëtar i NATO-s.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›