Grevistët: Nuk dalim nga salla e Kuvendit
10 deputetët që ndodhen në grevë kanë nxjerrë një deklaratë, ku parashtrohen kërkesat e tyre të vazhdueshme për një kod zgjedhor gjithëpërfshirës dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Deklarata e lexuar nga Dritan Prifti kishte firmën e të gjithë deputetëve, të cilët kërkojnë në një zë të njëjtat kërkesa. Në deklaratë shkruhej se “si reagim i Konferencës së Kryetarëve, pasi u mbushën plot 48 orë nga çasti kur u futën në grevë plot 10 deputetë, përfaqësues të LSI-së, PDK-së dhe PS’91, kemi filluar një grevë në mbrojtje të votës së lirë që përsëri po dhunohet nga të njëjtit njerëz dhe të njëjtat parti që kanë dhunuar sistematikisht zgjedhjet në Shqipëri në këta 17 vite tranzicion”. Grevistët deklarojnë se do të çojnë në fund misionin e tyre dhe luftën për votën e lirë, e cila është lufta më e rëndësishme për të çuar Shqipërinë drejt integrimit evropian. “U kujtojmë edhe një herë grabitësve se dokumenti i Kopenhagenit dhe OSBE-së obligon çdo vend dhe qeveri t’i garantojë çdo personi ose grupi mundësinë të garojë në kushte të barabarta përpara ligjit dhe autoriteteve. Ne denoncojmë përgjegjësinë historike të PD-së dhe PS-së të cilët në mënyrë të rrufeshme ndryshuan Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor. Bënë në fshehtësi një kod zgjedhor pa standarde evropiane, që të garantojë zgjedhje të lira”. Sipas tyre, “konsensusi i PD-së dhe PS-së nuk bazohet në interesat e Shqipërisë evropiane, por mbi ato të kartelave të krimit, si në Gërdec, bënë vrasjen e radhës në Gjirokastër. Grevistët deklaruan se janë më të vendosur se kurrë për të mbrojtur me çdo çmim llogoren e fundit të demokracisë në Shqipëri, zgjedhjet e lira, pa të cilat nuk ka demokraci dhe Shqipëri evropiane. “Nuk do dalim nga salla e Kuvendit në mënyrë që nga kjo sallë mos të kalojë asnjë ligj zgjedhor për interes të dy partive, por vetëm një ligj që ka gjithëpërfshirje dhe zgjedhje të ndershme. Çdo veprim ndaj mbështetësve të grevës do të jetë përgjegjësi e pushtetit konsensual të Sali Berishës dhe Edi Ramës”, - përfundon deklarata e grevistëve.
Meta: Vendi është në situatë të jashtëzakonshme
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, vlerëson se vendi ka precipituar në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të bashkëpunimit PD-PS. Përmes lidhjeve telefonike me mediat, kreu i LSI-së tha se “Shqipëria është në një rrezik të jashtëzakonshme dhe ne si deputetë detyra na ka kërkuar të jemi në krye të parandalimit të skenarit të dhunshëm për të vjedhur votat e shqiptarëve. Se çfarë dëshiron të provokojë Sali Rama me Edi Ramën, ne nuk kemi dëshirë që ta komentojmë shumë sot, sepse provokimet e tyre janë të vazhdueshme, që nga dhunimi që i bënë Kushtetutës në 21 prill, duke hedhur poshtë vullnetin e një milion shqiptarëve në vitin '98”, - tha Meta. Ai deklaroi se pavarësisht problemeve shqetësuese të disa kolegëve deputetë, morali i tyre është ende i lartë dhe se vendosmëria është e jashtëzakonshme për të shpëtuar Shqipërinë nga një kastë që kërkon t'u mohojë shqiptarëve edhe të drejtën më themelore, atë të votimit të lirë në zgjedhje.