E Shtunë, 31 Tetor 2026

E përdhunuan, hidhet nga kati i dytë i hotelit

Autori i Lajmit: Redaksia
Pasi është mbajtur forcërisht në mjediset e një hoteli në Kamzë, një vajzë 20-vjeçare është hedhur nga kati i dytë ndërsa personi që e kishte çuar aty donte ta përdhunonte. Për fat të mirë, ka pësuar vetëm disa dëmtime fizike dhe i ka shpëtuar vdekjes, ndërsa personi që donte të përfitonte prej saj ka rënë në prangat e policisë. Ngjarja konfirmohet nga burime policore të Tiranës, të cilët bëjnë me dije se ajo ka ndodhur në një hotel të Kamzës, ndërsa i ndaluari mësohet të jetë Besnik Fetahu, 38 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Kamzë. Arrestimi i tij u krye pasi dyshohet se ka mbajtur forcërisht duke kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një vajze 20-vjeçare, ku për ti shpëtuar kjo e fundit është hedhur nga dritarja e katit të dytë të këtij hoteli. Aktualisht ajo ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën, pasi ka marrë vetëm disa dëmtime fizike.

Ky lajm është publikuar: 05/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›