E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet në Gjermani rrëmbyesi i aeroplanit Tiranë-Stamboll

Autori i Lajmit: Redaksia
Policia gjermane njoftoi nëpërmjet Associated Press se ka arrestuar shtetasin turk, Hakan Ekinçi 31 vjeç, gjatë një kontrolli në një nga trenat e linjës Kopenhagë-Hamburg. Autoritetet në Shqipëri kanë lëshuar një urdhërarresti ndërkombëtar për Ekinçin, sepse konsiderohet autori i rrëmbimit të një aeroplani të linjës Turkish Airlines në vitin 2006. Ekinçi e detyroi aeroplanin e linjës Tiranë-Stamboll me 107 persona në bord dhe 6 anëtarë të ekuipazhit të ndalonte në Brindizi, në shenjë proteste ndaj refuzimit të kërkesës për strehim nga autoritetet shqiptare. Por, pasi avioni u ul në Brindizi, Hakan u dorëzua dhe i lëshoi gjithë pasagjerët. Ekinçi ishte dezertor ushtrie dhe kërkonte azil politik në Shqipëri, madje ishte konvertuar në kristian dhe i kishte shkruar letër edhe Papës para se të kryente rrëmbimin. Në atë avion ndodheshin zyrtarë të lartë dhe miset që konkurruan për “Mis Globe International” në vitin 2006 në Shqipëri.

Ky lajm është publikuar: 05/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›