Shahistet femra - Moda e 20 viteve të fundit
Shahu shqiptar 76 vjet histori përmes kutive Fillimet zyrtare të shahut në Shqipëri datojnë 76 vjet më parë, në maj të vitit 1933. por gjurmët e tij të çojnë edhe më larg, në vitin 1910 dhe lidhen me Abdulla Tiranën nga Elbasani, i cili thuhet se e kishte mësuar shahun në Iranin e sotëm, në Persi. Abdullai, më i spikaturi lojtar i kohës së tij, ishte protagonist i ndeshjes së parë publike që u zhvillua në vitin 1913, te kafeneja “Shkumbini”, pranë portës së kalasë së Elbasanit. Në janar të vitit 1933 “Federata Sportive”, që varej nga Enti Kombëtar “Djelmënia Shqiptare” organizoi të parin “kampionat të Shqipërisë”, ku morën pjesë tetë shahistë: Xhafer çaushi (kampioni i parë kombëtar), Muhamet Vokshi, Muhamet Hoxha, Eqerem Stërmasi, Petro Martini, Ahmet Gashi, por dhe dy të huaj, një gjerman e një austriak. Kampionati u zhvillua nga data 6 deri më 15 mars 1933. Kryetari i Federatës, Anton Mazreku, i dhuroi edhe trofeun e kampionit Xhafer çaushit, një tavolinë artistike të zbukuruar me katrorët e shahut si dhe një takëm artistik të gurëve të shahut, të punuara nga mjeshtri i drurit Angjelin Kurti, edhe ky një dashamirës shahu. Federata e Shahut u themelua, më 14 maj të vitit 1933. Lufta e dytë botërore u bë shkak për dërprerjen e kampionateve të shahut të cilët rifilluan, në vitin 1946 për të vijuar pa ndërperje edhe sot.Teksa histora e shahut shqiptar rendit 76 vjet, femrat numërojnë vetëm 20 kampionate. Për herë të parë, shahistet shqiptare morën pjesë në një veprimtari ndërkombëtare në vitin 1990, në Olimpiadën e 29-të Botërorore, të zhvilluar në Novisad të Jugosllavisë.Shahistet tona ishin Rozana Gjergji, Albana Vuji, Ylvie Boriçi dhe Arta Alushi (Driza). Olimpiada e fundit ku ka marrë pjesë Shqipëria është ajo e Drezdenit, Gjermani, që përkon me të 38-n në botërore, pjesëmarrjen e 16-të të Shqipërisë për meshkuj dhe të 7-n për femra. Pjesëmarrëset femra ngë shqipëria ishin Eglantina Shabanaj, Roela Pasku, Alda Shabanaj dhe Arta Driza. Emra të tjerë shahistesh të dalluara janë edhe Valbona Milla, Rezarta Banaj...Eglantina Shabanaj - Dentistja e dashuruar me gurët e shahutsonila merolliTe pallati me shigjeta, në një nga kthinat e rrugës gjendet klinika e saj detare... Në pamje të parë, një ambient i ngjashëm me simotrat ngado, por shumë unik nëse i kushton vëmendje detajeve... Certifikata në emrin e saj dhe kupa pa fund ia shtojnë tej mase hijeshinë, vendit ku njerëzit drejtohen kur i duhet të shkulin apo vënë dhëmbë të rinj... Pakkush e di se pas stomatologes bionde, të njohur nga klientët e saj thjesht si Egla, qëndron një kampione shahu, e cila ka fituar 9 trofe dhe ia ka nisur punës përgatitore për të dhjetin.Nuk është Rudina e vogël e filmit “Dy herë Mat!”. Por gjithsesi Eglantina Shabanaj ta sjell ndërmend, pavarësisht ndryshimeve në moshë. Fundja edhe Egla, aq e vogël sa Rudina e filmit luante shah, madje me të njëjtin pasion të cilin e ruan ende tashmë si profesioniste.Prej 26 vitesh Eglantina nuk e ka lëshuar më nga dora kutinë e Shahut dhe çdo gjë e lidh me 64 kuadratet e fushës së lojës. Madje shkon edhe më larg, teksa gjen ngjashmërinë mes stomatologjisë dhe shahut, që sipas saj është numri 32 i figurave të shahut, i cili rastësisht përkon me numrin e dhëmbëve. Të thuash se i ka kushtuar orë pa fund dhe gjithë energjitë e saj shahut s’ke thënë asgjë, pasi ushtarët, mbreti dhe mbretesha kanë qenë bota reale në të cilën ajo ishte strukur me vetëdije të plotë... Të kuptohemi! Ajo nuk ka asnjë ngjashmëri me Piçushkinin, maniakun rus të shahut që për çdo kuti vriste një njeri, duke dashur të rrëzonte njëherë e mirë mitin e Kasparovit. “Vrasjet” e provuara të 31-vjeçares janë trofetë dhe kupat e fituara. Megjithatë çdo pjesëmarrje në kampionat është një sfidë e re “tet a’ tet”, duele që Eglantina mundohet t’i fitojë gjithaherët... -çfarë vendi zë shahu në jetën tuaj?E mbaj mend veten së bashku me shahun. Kam filluar që në moshën 5 -vjeçe. Babai është trajneri im, ndërkohë që luajmë si familje. Pas meje vëllai, motra Elda Shabanaj dhe babai tashmë si trajner i FC Partizanit. Para një jave ai më dhuroi një libër me ushtrime shahu. Kur shkoj për vizitë në shtëpinë ku linda dhe u rrita, pak minuta pasi kam pyetur për shëndetin, ia nisim të luajmë. Gjatë gjithë kohës në shtëpinë tonë kemi traditën e mini-kampionateve me njëri-tjetrin. Tani që jam 31-vjeçe me një llogari të thjeshtë, them se shahu ka zënë 3/4 e jetës sime, edhe pse prej tetë vitesh puna si dentiste m’i ka zvogëluar hapësirat kohore. Vijoni të stërviteni?Sigurisht dy herë në javë, të martë dhe të premte nga ora 9 deri në 11 paradite. Stërvitjen e bëj me libra me ushtrime, me literaturë në të cilat e ndiej se kam mangësi apo në ato që mendoj se jam e fortë. Sepse duhet të dini që shahu është llogaritje, nëse nuk punon në vazhdimësi, nuk mund të kesh rezultate, është një sport që po e le, të la. Edhe pse kam një vajzë të vogël 10 -muajshe gjej një orë në darkë, në momentet kur ajo fle bëj ushtrimet në literaturë. -ç’ mund të na thoni për pjesëmarrjen në Kampionatet Ndërkombëtare të Shahut? Disa prej tyre që ju kanë lënë më shumë mbresa?Kampionati i parë ndërkombëtar i shahut, ka qenë ai evropian, i cili u mbajt në Hungari. Unë isha në klasë të pestë. Asokohe kampion për meshkujt në moshën 14- vjeçare doli Erald Dervishi, ndërsa unë u rendita e 5-ta në Europë. Një vit më vonë mora pjesë në Botërorin e Brazilit, kujtimet e të cilit më ngjallin shumë mbresa pasi rraha një kundërshtare gjeorgjiane, e cila po atë vit fitoi titullin kampione bote. Ajo e nisi me nënvleftësim, duke menduar se kishte përballë një konkurrente shqiptare dhe e zhvilloi lojën në një variant që unë e kisha studiuar. Më pas pjesëmarrja ime ka vijuar me kampionate pa fund.-Cilat janë aktivitetet në të cilat do të konkurroni gjatë këtij viti?Pas pak ditësh mbahet Kupa e Kupave, ndërsa më tej në mars gjysmëfinalet e meshkujve. Mezi i pres të ballafaqohem me ta si kampione e femrave, pasi femrave iu lejohet të luajnë në kampionatin e meshkujve, ndërsa e kundërta nuk ndodh sepse pretendohet që niveli i meshkujve është më i lartë.-Si është konkurrenca mes femrave shahiste në Shqipëri? Realisht, a ekziston një e tillë?Sigurisht që ka konkurrencë, por nuk është e madhe. Vitin e kaluar kampione ka qenë një fierake. Ajo që më shqetëson mua është se nuk është niveli që unë dua. Janë katër apo pesë elemente që unë i njoh ku japin më të mirët, prandaj dhe mezi pres kampionatet e meshkujve. Sa më shumë rritesh shkalla e vështirësisë me kundërshtarin që ke përballë, aq më shumë të josh ideja për t’u përballur me një sfidë të tillë.-Përse zgjodhët të studionit për stomatologji?Kur mbarova gjimnazin isha në dilemë se çfarë do të studioja. Mamaja ime më shprehu dëshirën që unë të studioja mjekësi. Atëherë vendosa për stomatologji, e shtyrë fillimisht se nga natyra jam shumë e dashur dhe ky është zanat që kërkon jo vetëm përkushtim por edhe durim me klientët. -Përse pikërisht një profesion, i cili nuk ka asnjë lidhje me shahun, apo jo?Edhe pse duket e pabesueshme, stomatologjia dhe shahu, të dyja kanë në bazë numrin 32, pra 32 dhëmbë dhe 32 gurë shahu, dy pasione që u kthyen në profesione të jetës sime.-Si ishte përballja e parë me degën e stomatologjisë?Në fakt nuk e kisha aspak idenë se çfarë më priste, madje ditët e para të leksioneve sapo isha kthyer nga një kampionat shahu në Armeni, i kisha thonjtë shumë të gjatë, çka në fushën e shahut dukeshin shumë bukur, por me degën që kisha zgjedhur stononin. Më kujtohet se një pedagoge më tha: “ku do t’i fusësh gjithë ato thonj, në gojën e pacientit? Por gradualisht u ambientova me rregullat që kërkoheshin, falë natyrës sime të vendosur dhe tepër të butë për të pritur sugjerime nga më të ndryshmet.-Si reagoi bashkëshorti juaj nga fakti që kishte të bënte me një shahiste e për më tepër kampione?Florenci nuk ka pasur ndonjë reagim të çuditshëm, më përkrahu që në ditën e parë dhe vijon ta bëjë çdo ditë. Ai mban vajzën tonë Hansel, teksa unë zgjidh ushtrimet. Në fakt, mundohem që t’a mos ta anashkaloj për asnjë moment rolin si mama, por ajo që mezi po pres është që vajza të rritet, për t’i mësuar shahun.