Salloni i Sofisë - Kujdes! DJEG
...vijon nga faqja 15Variante interesante për ty. Nuk po të mbante vendi nga kureshtja dhe ngazëllimi së bashku. Personi me të cilin fole në telefon të ishte dukur shumë i përzemërt dhe t’u duk jo pak i interesuar për përvojën tënde të punës. Shkove drejt e te Salloni i Sofisë.Mirëdita - tha brunja, - ndihmësja që merret me larjen e flokëve, sapo shkele në sallon. Asnjëherë nuk arrite t’ia mësosh emrin dhe pse për të ishe aq e sigurt se e dije me hollësi dhe sa milimetra pudër i vinte fytyrës. Ja, ky është dhe çasti i saj kur do të të tërheqë vëmendjen. Mirëdita, - ju përgjigje me një ton miqësor. Pastaj në vend që të rehatohej në shpinën e karriges dhe të pyeste si kaloi dita, u kthye nga kompjuteri. Zakonisht, aty regjistrohen oraret për prerjet dhe krehjet e reja. Nisi të shkruajë sërisht. Po shtypte aq shpejt, sa ekrani ishte mbushur gjithë gabime. Me thënë të drejtën, nuk është se ti je shkruesja më e saktë në botë, po ç’rëndësi ka, të paktën dukesh eksperte nga pamja. Ndërkohë që brunja la punën dhe mbështeti mjekrën ndër duar. Ka ardhur koha për të ndryshuar. Përse nuk veproj dhe unë si të tjerët? Nuk më bën keq të punoj ca më shumë, apo jo? Përse të mos bëj një kthesë në jetë dhe të gjej një punë, që të ma kenë zili të gjithë të tjerët? Do të kem një pagë më të lartë, mund të përdor makinën e ndërmarrjes dhe do të kem mundësi të vesh çdo ditë, bluzat dhe rripat me xixa që kam në dollap. Dhe s’do ta vras mendjen për para…..Në pjesën e parë, fjalitë e saj ishin të shkurtra dhe diçka mund të kuptoje. Tregonte se i ishte dashur të priste shumë për një intervistë pune, dhe e kishin lënë gjatë në një dhomë me kolltuqe të zinj, ku për të fshehur nervozizmin i ishte dashur të hidhte sytë lart e poshtë, por aty nuk kishte asgjë që të grishte, “vetëm revista të karakterit ekonomik” .E dashur, t’u drejtua natyrshëm, - kush fiton më shumë në administratë?Nuk e di me siguri ju përgjigje, dhe rrudhe ballin, - ndoshta ato që janë më afër punëdhënësit. Ja ku u bë dhe kjo, - ja ktheu fytyrë pudra, do të bëhem kështu si the ti. Thjesht fare. Me të thënë dhe me të bërë. Po kur të të pyesin, nga vjen..- iu drejtua, SofiaDo t’i them jam filania dhe kaq, - ia ktheu fytyrëpudra me të qeshur. Po nëse do të duhet të dërgojë një referencë pune?Do ta shkruaj shpejt e shpejt një CV dhe do ta nis me e-mail. Të them të drejtën do të zbukuroj ca, por ata duhet ta marrin me mend.Dhe në këtë pikë nuk është se s’ka plotësisht të drejtë. Fundja tërë njerëzia kërkon ta shesë veten ca më shtrenjtë.Po për shkollën si do t’ia bësh shkollës, ti ende nuk e ke një diplomë? - po e pyeste sërisht Sofia. Po këtu është dhe sfida, të diplomuar punësojnë të gjithë, të rrallë janë ata që bëjnë të kundërtën . O Zot do të ndodhë si nëpër filma. Ai do të ishte punëdhënësi i plotfuqishëm, ndërsa ajo bukuroshja plot ndjenja…Post SofiesU zgjove pak e inatosur. Me pak nerva shkove në punë dhe me po aq kalove dhe pjesën tjetër gri të një dite me shi.Në fund vendose të shkruash këtë post. Sapo je kthyer nga një drekë, në lokalin e zakonshëm me miqtë e pesë ish- studentë të Erasmus ( program studimesh universitare evropiane). Të gjithë të diplomuar me maksimumin e pikëve, njohës të mirë, të paktën dy gjuhëve të huaja. Gjatë pushimeve të fundvitit, ti dhe një shoqja jote kishit dhënë dorëheqjen për shkak të ndryshimeve në zyrë, dikujt tjetër i kishin prerë fondet, një tjetri që u zhvendos jashtë Tirane, ende nuk dihet nëse do t’i rinovojnë kontratën, një tjetër nuk po gjen ende lekët për ceremoninë e martesës dhe të fundit fare, një ditë para konkursit të DAP-it i plas apendisiti. E vetmja që ka një pozicion të respektuar e ka gjetur jashtë Shqipërie. Për herë të parë duket se po identifikohemi me një brez që është shumë më keq se paraardhësi. Jo, më e keqja, nuk është ndjesia e xhepave të zbrazët, por ndjesia e një vendi që ndonëse i ri, quhet i humur që në nisje. E pastaj pyet veten, nëse meritojmë fatin e shpifur që deri tani kemi pasur. është pak? Nesër mund të quajnë dhe hipokrite? E nesërmja është larg, ndërsa sot ke më shumë arsye për të të ardhur turp.