E Shtunë, 31 Tetor 2026

E përdhunuar dhe e tallur online, 17-vjeçarja kryen vetëvrasje (FOTO)

vajzaSHBA- Rehtaeh Parsons ishte në gjendje për të luftuar kundër peshës së dhunimit nga një bandë në nëntor të vitit 2011, kur ajo ishte 15 vjeçe, por nuk e bëri disa ditë më parë kur një foto e përdhunimit përfundoi në Facebook.

I reja ka qenë në shënjestër dhe është etiketuar me fjalën “zuskë”. Pra, më 7 prill, në një moment dëshpërimi, ajo shkoi në banjën e shtëpisë dhe vari veten.

TgCom.24 raporton se ajo ka qenë dy herë viktimë, e para e përdhunimit e më pas e ligjit, pasi policia e mbylli çështjen për mungesë provash.

Nëna e saj ka një faqe të dedikuar në rrjetin social, duke e përshkruar atë si një vajzë të dashur e që adhruonte kafshët, para vuajtjeve të përdhunimin. “Faqja në Facebook u krijua për të gjitha ato vajza që, si ajo kanë vuajtur dhunën dhe të mos e harrojmë”,-shkruan e ëma.

Në internet ka marrtë jetë një peticion online për të detyruar policinë amerikane të rihapë çështjen. Dhe në qoftë se shpërndarja e fotografive nuk është një arsye e mirë për ta bërë këtë, ndoshta ai person do të vijojë të cënojë të tjerë fëmijë.

Rehtaeh Parsons, e përdhunuar dhe e tallur online

Rehtaeh Parsons, e përdhunuar dhe e tallur online ◄ Back Next ► Picture 1 of 5

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›