Petrit Vasili jep doreheqjen nga posti i nenkryetarit te bashkise se Tiranes

Me motivacionin e dorëheqjes për angazhim elektoral Petrit Vasili ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Nga ana e tij, Vasili ka informuar kryebashkiakun Basha mbi një vendim të tillë, duke i parashtruar dhe motivacionin për arsyet se përse vjen kjo vendimmarrje.
Me pranimin e koalicionit parazgjedhor me Partinë Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim po vijon të lirojë postet politike që mbante në qeveri dhe administratën publike. Po sot dhe Drejtori i Spitalit të Vlorës, njëherësh kreu i LSI-së në këtë qytet dha dorëheqjen.