E Diel, 1 Nëntor 2026

Medalje bronxi në shtytje, Begaj kërkon falje publike: Ishte emocion i madh

romelabegaj-nashaTiranë- Ishte një emocion i madh,-kështu është shprehur pëshëngritësja shqiptare Romela Begaj teksa ka kërkuar falje publike për mosmarrjen e medaljes së artë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë që prej datës 8 prill.

“Isha para përgjegjësisë dhe i kërkoj falje publikut shqiptar. Isha e përgatitur për medalje të artë, jo se nuk do ta marr, se së shpejti ka gara. I kërkoj falje publike trajnerit tim dhe Luan Shabanit, që më kanë ndihmuar gjithë këto kohë dhe nuk arrita ta merrja në këtë Europian medaljen e artë”, tha Begaj gjatë një takimi që kryetari i bashkisë Lulzim Basha kishte organizuar për dhënien e premiove për kampionët e peshëngritjes dhe futbollit.

Basha i falendëruar të dy peshngritësit shqiptar, Daniel Godellin dhe Romela Begajn, të cilët morën 6 medalje, 1 ari, 1 argjendi dhe 4 bronzi në Europianin e Peshëngritjes që po zhvillohet këto ditë në Tiranë.
Ndërsa i siguroi ata se mbështja e Bashkisë së kryqytetit për sportistë të talentuar nuk do të mungojë.

“Kemi pranë nesh kampionët tradicionalë të kësaj fushe, të cilët kanë nderuar vendin, flamurin kuqezi me arritjet e tyre dhe me medaljet që kanë merituar. Jam krenar që kjo ndodh në kushtet e një mbështetje të vazhdueshme për këtë sport nga Bashkia e Tiranës, mbështetje e cila konkretizohet hap pas hapi dhe do të vazhdojë edhe në javët dhe muajt në vijim, në mënyrë që edhe sporti i peshëngritjes të njohë maja të tjera”, tha Basha.

Kryetari i Bashkisë takoi edhe skuadrën e volejbollit të Tiranës, e cila e mbylli sezonin me 2 trofe, titullin kampion dhe fitimin e Kupës së Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›