E Shtunë, 31 Tetor 2026

E përforcuar dhe me sponsor në Superligë

Pas rikthimit në Superligë, Kosova e Vushtrrisë është bërë me një sponsor serioz, emrin e të cilit edhe do ta mbajë në edicionin e ri.

Kështu, kjo skuadër në kampionatin që nis më 18 gusht do të quhet Llamkos Kosova. Këtë e ka bërë të ditur drejtori sportiv i këtij klubi, Ismet Munishi, në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën në Vushtrri, bashkë me drejtues tjerë të këtij klubi.

Me këtë rast, vushtrriasit i kanë prezantuar edhe katër përforcimet e para të kësaj vere. Fjala është për ish lojtarin e Besës së Kavajës, Alban Dragushën, ish futbollistin e Trepçës, Arbër Prekazin, atë të Prishtinës, Mehë Ukën dhe ish anëtarin e Hajlvalisë, Alban Mavriqin.

“I kemi transferuar Dragushën, Mavriqin, Prekazin, ndërsa kemi rikthyer Mehë Ukën. Do të jemi klub që do të luajë një rol të rëndësishëm në futbollin kosovar”, tha Munishi, sipas të cilit këto nuk do të jenë përforcimet e fundit të Llamkos Kosovës, pasi gjatë kësaj vere ky klub në Vushtrri pritet të sjellë edhe futbollistë tjerë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›