E Diel, 1 Nëntor 2026

E përplas furgoni, rëndë 60-vjeçarja

Foto ilustruese

Një 60-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë në një aksident të ndodhur paraditen e sotme në Fushë Bulqizë.

Gruaja, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur, ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën, kur është përplasur nga një furgon pasagjerësh.

Ajo është dërguar menjëherë në spitalin rajonal, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e furgonit dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›