E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, Konferenca e Kryetarëve vendos për nisjen e procedurave

Konferenca e Kryetarëve është mbledhur sot paradite ku ka miratuar programin dymujor të Kuvendit si dhe kalendarin dyjavor të punimeve të tij.

Në programin dyjavor të Kuvendit përfshihet dhe koha e fillimit të procedurave ligjore për zgjedhjen e presidentit të ri.

Këto procedura pritet të nisin në fund të muajit maj dhe të mbyllen në fund të korrikut, afati i fundit ligjor për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Në bazë të nenit 87 të Kushtetutës, kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›