E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, Nano takon kryetarin e PS-së Edi Rama

Për herë të parë pas shumë kohësh, ish-lideri historik i Partisë Socialiste Fatos Nano rikthehet sërish në selinë rozë. Këtë herë për tu takuar me kryetarin e PS-së Edi Rama për të marrë mbështetjen e këtij të fundit për të kandiduar për postin e kreut të shtetit.
 

Kandidati i vetëshpallur për postin e presidentit të Republikës, Fatos Nano, ka mbërritur në selinë rozë ku po zhvillon një takim kokë më kokë me kryetarin e PS-së Edi Rama.
 

Nano, i cili shpalli ka shpallur kandidaturën e tij disa ditë më parë ka deklaruar më herët se do të takojë të gjithë liderët e partive kryesore në vend, qofshin të majtë apo të djathtë, për t`u paraqitur si një kandidat konsensual në garën e për kreun e shtetit.
 

Ish-lideri i së majtës Nano është takuar ditë më parë edhe me ambasadorin e SHBA-së Aleksandër Arvizu dhe më kreun e LSI-së Ilir Meta ndërsa pritet edhe një takim me kryeministrin Sali Berisha.
 

Ky i fundit ka deklaruar se mirëpret takimin me Nanon por ka ritheksuar se kandidati për kreun e shtetit do të propozohet nga Partia Demokratike.

PS-ja nuk ka ende një kandidat të saj në zgjedhjet për presidentit, ndërsa votën pro apo kundër Nanos pritet ta përcaktojë takimi i pritshëm mes kreut aktual të selisë rozë dhe liderit historik të saj.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›