E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNMIK, Zannier në vend të Ruecker

Një medalje për Shërbimin Civil ka qenë ajo që presidenti i Kosovcës, Fatmir Sejdiu i ka dhuruar shefit të UNMIK, Joachim Ruecker. “ Vlerësoj se Zoti Ruecker ka bërë të punë të suksesshme në Kosovë” – ka thënë presidenti i Kosovës në një deklarate për shtyp. 

Ruecker i cili ka qenë në krye të misionit të OKB-së, që në vitin 2006, gjatë javës së kaluar u gjend përballë akuzave të ashpra të oficerëve rusë, të cilët në mënyrë direkte e akzuan se ka kryer një veprim arbitrar, duke liruar UNMIK nga pozitat aktuale.

Sipas burimeve nga UNMIK, në vend të Ruecker mendohet se do të vijë diplomati italian, Lamberto Zannier, i cili do të jetë udhëheqës i rolit të kufizuar dhe simbolik që UNMIK do të zotërojë pas hyrjes së fuqi të kushtetutës dhe vendosjes së misionit të BE-së, Eulex.

Lamberto Zannier është një nga diplomatët italianë i specializuar në çështjet politiko-ushtarake, sidomos përsa i përket kotrollit të armëve dhe paqe ruajtjen. Ndërkaq, vetëm javën e kaluar sekretari i përgjitshëm i OKB-së, Ban Ki Moon tha në një letër se autoritetet serbe dhe kosovare do të jenë të detyruara të bashkëjetojnë në Kosovë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›