E Shtunë, 31 Tetor 2026

E përplas motori, vdes 50-vjeçarja, 2 të plagosur

DURRËS- Një kalimtare 50-vjeçare humbi jetën sot e përplasur nga një motocikletë, teksa tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.
Ngjarja ndodhi në periferi të Durrës dhe viktimë sipas policisë është 50-vjeçarja Mexhide Xhahuri, nga Yzberishti i Tiranës.
"Gruaja u përplas për vdekje nga një motoçikletë që drejtohej nga një 21 vjeçar, rreth orës 11:45 të ditës së sotme, në rrugën unazë të ish-kënetës pranë Shkozetit"- thënë burimet policore. Sipas tyre, drejtuesi i mjetit motorik tip Yamaha Elton Tuçi, 21 vjeç, me banim në Shën Vlash dhe 25 vjeçari nga Lushnja, Ilir Dama, që udhëtonte së bashku me të, janë dëmtuar si pasojë e përplasjes dhe po marrin ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit.
Aksidenti, sipas hetimeve të para, është pasojë e shpejtësisë me të cilën lëvizte motoçikleta në zonën e banuar të ish-kënetës.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›