E pret dënimi me vdekje

Nëse djali i ish-diktatorit libian Moamer Gaddafi, Saif al-Islam, do të dënohen në Libi, atëherë s’ka dyshim që ai do të dënohet me vdekje, deklaroi avokatja e tij, Melinda Teylor, në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë.
Përderisa Gjykata dhe avokatja Teylor po kërkojnë që Saif Gaddafit të dënohet në Hagë, autoritetet libiane po insistojnë që ai të dënohet në Libi dhe që, pë veprat e kryera, të marrë dënimin e merituar.
Avokatët libianë kanë theksuar se Libia ka argumente të mjaftueshme për ta dënuar Saifin për krime kundër njerëzimit, sepse gjatë viteve të fundit të regjimit të dhunshëm ai ka shtypur kryengritjen e popullit nëpërmjet krimeve që ka kryer kundër civilëve.
Saif al-Islam (40) aktualisht ndodhet i izoluar në lokalitetin Zitan, në pjesën veriperëndimore të Libisë, ku po mbahet që nga nëntori i vitit të kaluar.