E pushojne nga puna infermierja kercenon se do te vrase veten

Ish-infermierja e Spitalit Ushtarak 57-vjecarja Veronika Ramadani thekson se e kane pushuar nga puna padrejtesisht. Drejtori te zgjidhe problemin ose do te vras veten
Nje jete e tere ne sherbim te pacienteve tashme i eshte shperblyer ne depresion dhe tentative per vetevrasje. Kurre nuk do ta besonte se do te flakej ne rruge pa asnje shpjegim si te mos kishte ekzistuar kurre. Ish-infermierja e Spitalit Ushtarak Veronika Ramadani me eksperience pune ne kete spital prej 37 vitesh eshte njera nga 30 infermieret e pushuara para disa javesh te ciles nuk i eshte dhene asnje shpjegim apo dokument zyrtar se perse eshte larguar nga puna. E gjendur ne mes te kater rrugeve ajo thekson se do te vrase veten nese nuk e kthejne ne pune sepse rroga e saj eshte i vetmi burim fitimi per te dhe djalin e saj te semure.
Nuk kam asnje alternative tjeter dhe nuk kam cfare ta dua jeten sepse nuk mund te shoh tim bir tek vdes per buke. Kam punuar 38 vjet ne spital dhe kurre nuk kam marre verejtje vetem levdata ndersa sot me flakin ne mes te rruges pa asnje shpjegim - thekson 57-vjecarja Veronika Ramadani duke shpjeguar se per kete vendim te saj ka vene ne dijeni me shkrim edhe vete drejtorin e spitalit i cili ende nuk i ka dhene asnje pergjigje. Ndersa drejtori i Spitalit Ushtarak Bedri Mihaj i kontaktuar ne telefon nga gazeta theksoi se pushimi nga puna e infermiereve eshte bere nga nje bord por nuk dha asnje shpjegim se cilat jane arsyet e pushimit te tyre nga puna dhe perse nuk iu eshte komunikuar largimi nga puna ne menyre zyrtare.
Apeli
Lutem te me ndihmoni do te vetevritem... shte ky apeli i nje gruaje 57-vjecare e cila nuk kerkon asgje me shume nga jeta vetem te rikthehet ne vendin e punes ku kishte per ta zene pensioni dhe per te kaluar vitet e pleqerise me mundin e djersen qe ka derdhur per plot 37 vjet pune ne spital. Veronika nuk i kursen lotet gjate gjithe bisedes dhe ndihet e pashprese e braktisur dhe e lenduar padrejtesisht nga ata qe e flaken ne rruge pa asnje motiv. Se di perse me larguan nga puna Mua me duhen edhe 3 vjet te dal ne pension te vetmet te ardhura qe kane familja ime. I shkova drejtorit ne zyre dhe i thashe te me jepte nje shpjegim ne te kundert do te vetevritem se nuk kam asnje rruge tjeter - pohon Veronika e cila nuk i kursen lotet ne asnje cast tek tregon historine e saj te trishte me zerin qe i dridhet ne cdo moment. Sipas saj pas kesaj bisede drejtori e ka udhezuar te shkoje tek shefi i personelit ndersa ky i fundit e ka drejtuar serish te drejtori dhe ketu nuk paska gjetur zgjidhje. Tani mendova tju marr ju ne telefon dhe te ankohem edhe njehere ne publik per kete padrejtesi qe po me behet. Tashme nuk di cfare te bej e as ku te ankohem se askush nuk po me jep zgjidhje. Ndoshta qenka shkruar qe kjo histori te mbyllet vertet shume keq - pohon Veronika Ramadani.
Problemi
Infermieret e pushuara asnje lajmerim zyrtar per largimin e tyre
Rreth 30 infermiere te Spitalit Ushtarak te cilat jane perzene nga puna pa asnje paralajmerim apo shkrese zyrtare te shkruar ende nuk kane marre asnje pergjigje per largimin e tyre nga puna. Te zhgenjyera dhe te derrmuara nga kjo padrejtesi qe iu eshte bere infermieret pohojne per gazeten se askush nuk i ka pritur per te degjuar problemin e tyre. I gjen te mbledhura te gjitha pak metra larg deres se drejtorise me shpresen se do te marrin nje pergjigje se perse i kane flakur nga puna. Jane te gatshme te rrefejne hallin qe i ka zene por frika se mos ish-drejtuesit e tyre hakmerren nuk munden te thone emrat.
Edhe pse roja e Spitalit Ushtarak nuk na lejoi te intervistonim infermieret brenda spitalit keto te fundit na shoqeruan te lokali jashte zones se spitalit per te rrefyer ate cka iu ka ndodhur. Secila nga infermieret ka te pakten me shume se 25 vjet eksperience dhe te gjitha kane mbaruar arsimin e mesem te infermierise para viteve 90-te por keto nuk kane mjaftuar per tiu mbyllur deren pa asnje shpjegim. Kam punuar plot 35 vjet ne kete spital. Asnjehere nuk e kemi kursyer mundin dhe djersen tone per te qene ne krye te detyres. As kur ishte viti 97-te kur pritem te plagosurit dhe te demtuarit cdo dite as kur ndodhi ngjarja e Gerdecit dhe per asnje moment. Tani hidhemi ne rruge sikur te ishim kriminele dhe jo infermiere qe kemi punuar mes plageve dhe traumave - pohon njera nga infermieret duke shtuar se gjate eksperiences ne pune ka marre vetem flete lavderimi dhe kurre nuk eshte kritikuar per punen qe ka bere.