E Shtunë, 31 Tetor 2026

Joe Cocker luani i zbutur i Shefildit

Arriti qe tu mbijetoje rrebesheve te rokut ia doli mbane qe te linte pas alkoolin e drogen dhe sot ne moshen 66-vjecare eshte nje nga interpretuesit me te medhenj te bluzit dhe popit. Pas shume vitesh rikthehet me nje album te ri

Nje dite Pam kthehet nga pazari me nje kuti ne dore dhe i drejtohet te shoqit A e di qe se fundi eshte shpikur nje kompjuter per pleq. Me ne fund edhe ti mund ta perdoresh. Joe Cocker e merr ne dore dhuraten ia heq paketimin dhe gjendet perballe nje iPad. Po po me sa duket nuk do te jete i veshtire perdorimi thote luani i Shefildit i cili qe prej nje gjysme shekulli jeton ne malet e Kolorados. Gjeja e pare qe doja te beja me dhuraten e time shoqeje ishte te shkarkoja disa kenge te Nina Simones dhe Donny Hathaway por i corientuar nga aparatura e re te cilen ende nuk kisha mesuar ta perdoroja sic duhet shkarkova kenget e Katy Perry-t. Cfare katastrofe thote Cocker. Me 5 tetor ai do te publikoje Hard Knocks albumin e tij te 21 ne vitin e 45 te karrieres se tij muzikore dhe pavaresisht modernizimit te koheve ai mbetet nje njeri me te vjetren. Edhe ai si e famshmja Tina Terner mund te quhet nje i mbijetuar . Eumlshte nje perfaqesues i jashtezakonshem i rokut qe vazhdon te mos kete pasardhes apo pasues vazhdon te jete i paarritshem i pakrahasueshem dhe i pamatshem ne vlera dhe emocione. Kam reshtur se ndjekuri muziken thote artisti i cili eshte duke bere pergatitjet e fundit per nje turne boteror per te prezantuar albumin e tij te ri. Ne vitet 70 kishim Marvin Gaye dhe Stivi Wonder. Po sot pa me thoni pak ke kemi neper skena Lady Gaga dhe Katy Perry. Une jam rritur si njeri dhe profesionalisht ne epoken e arte te rocknroll. Ne ato vite ishin te famshmit Led Zeppelin Traffick grupe ekzaltante kreative dhe te paperseritshem. Ishte nje epoke ne te cilen udhehiqeshim nga entuziazmi dhe besimi i madh ne ate qe benim ne vlerat qe percillnim dhe e dinim se me kenget tona me muziken tone po ndikonim fuqishem ne jetet e brezave te tere. Ishim artistet qe hyme ne histori.

Joe rrefen se ne te rite e tij ishte thjesht nje imitues i Ray Charles dhe nuk kishte pike besimi ne vetvete e mbi te gjitha as qe e kishte cuar ndonjehere neper mend se do tia kishte dale mbane. Kjo zgjati deri ne momentin qe incizoi per here te pare versionin e kenges With a little help from my friends qe u shnderrua me pas ne nje nga kenget me te fuqishme dhe me te famshme te atij brezi dhe madje te te gjithe historise se rokut dhe ne nje himn i brezit te Woodstock. Ishte nje periudhe ekzaltuese. Por ne ato vite ishte shume me e lehte qe per nje kengetar roku jeta te shnderrohej ne nje ferr te vete. Dhe kjo ndodhte vecanerisht pas suksesit te pare. Atehere bashke me suksesin niste edhe droga pija dhe shitja e shpirtit ne nje treg djallezor konsumi dhe zvetenimi shpirteror prej te cilit jo te gjithe fatkeqesisht kane mundur qe te dalin. Shume te medhenj te muzikes kane rene ne duart e njerezve pa skrupuj qe shnderroheshin ne zoterit e tyre te talentit por edhe te jetes. Ishin ata qe ta merrnin fatin ne dore duke te ofruar doza droge derisa ti te shnderroheshe ne nje vegel te mjere dhe nje hap te ndante nga rrenimi prej vdekjes. Dhe ne mesin e ketij deti problemesh duhet qe te respektosh edhe te gjitha kontratat qe ke bere koncertet afatet e publikimit te kengeve dhe albumeve te reja. Ka qene nje periudhe kur kam qene gjate gjithe kohes tape dhe nuk dija se cfare ndodhte me jeten time.

Por pikerisht interpretimet e tij ne ate gjendjen e transit dhe te pavetedijes u shnderruan edhe ne marken e tij ne bote. John Belushi e imitonte ne perfeksion ne nje skec te nje shfaqjeje televizive. Por situata nisi qe te degjeneronte pikerisht ne Shtetet e Bashkuara ne fund te turneut Mad dogs amp Englishmen. Ne fillim te turneut peshoja 90 kilograme ndersa ne fund te tij 60. Nga situata e rende e alkoolit ne te cilen isha zhytur arrita qe te dal vetem vite me pas por ishin nderkohe vitet e krijimtarise sime me te mire me kenget e famshme You can leave your hat on qe u be edhe kolona zanore e filmit 9 jave e gjysme dhe Unchain my heart. Por ndryshimi i madh i jetes sime erdhi kur takova bashkeshorten tim Pam. Jemi te martuar qe prej 23 vitesh dhe pas kesaj jeta ime mori nje tjeter ritem. Edhe pse gjithe birra qe kam konsumuar me ka lene nje bark te madh tani ndihem ne forme dhe i pastruar. Per tu marre me albume dhe me turne duhet qe te kesh energjine e 20-vjecareve dhe per me teper sot bota e kenges eshte teresisht e kontrolluar nga paraja nuk ka rregulla dhe eshte e paragjykuar. Madje sot eshte shume me keq se ne te shkuaren dhe ka fenomene te tille si rryma rep te cilen nuk kam arritur dot kurre qe ta tres dhe ta degjoj me respekt. Per gjithe kete ne menyre aspak modeste mund te them se ndihem nje hero i koheve te shkuara kur me thone se edhe sot e kesaj dite 20-vjecaret blejne albumet e mia.

Por tashem gjithe ferrin qe kaloi per shkak te fames dhe te rokut e ka lene pas shpine dhe nuk do tia dije me. Madje edhe muziken e merr me doza te vogla. Ka zgjedhur Pamin per te jetuar malet ajrin e paster dhe ditet plot diell te Kolorados. Ne mengjes dal me qente kur eshte pranvere dhe vere ndersa ne dimer me pelqen qe te rri prane zjarrit dhe te shnderrohem edhe une ne nje lsquokafshe letargjike qe pret pranveren. Dhe kur ajo vjen me pelqen qe te mbjell domate sic me ka mesuar te bej im ate shume kohe para se ti futesha kenges. Nuk kultivoj shume por kam fara qe vijne nga e gjithe bota dhe kam nje shumellojshmeri varietetesh. Nuk kthehem me ne Shefild sepse miqte e mi nuk do ta kuptonin kurre se perse tani Joe i vjeter nuk ka me qejf qe te shkoje neper pune.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›