OBSH Vdekshmeria e nenave shifrat larta ne Shqiperi
Vdekshmeria e nenave shqiptare eshte disa here me e larte se ajo e vende europiane. Ky eshte konstatimi me i fundit i Organizates Boterore te Shendetesise e cila referoi se gruaja shqiptare duhet te perpiqet ta forcoje me shume statusin e saj ne shoqeri.
Keto deklarata u bene publike gjate nje seminari qe zhvilloi OBSH ne Shqiperi ku pjesemarres ishin perfaqesues te 25 vendeve te Europes Juglindore. Qellimi i ketij takimi ishte pergatitja e strategjise se ardhshme 5-vjecare per shendetin e nenes dhe femijes si edhe per barazine gjinore. Zyra rajonale e OBSH-se e organizoi kete takim ne bashkepunim me Ministrine e Shendetesise per Objektivat e Mijevjecarit ne Durres. Perfaqesuesit e 25 vendeve diskutuan per te ulur vdekshmerise foshnjore dhe memesore por edhe per tu kerkuar qeverive me shume pergjegjesi per ceshtjet qe kane lidhje me barazine gjinore dhe sherbimet shendetesore. Sipas organizatoreve perfundimet e ketij takimi jane ne vetvete strategjia e re e vendeve pjesemarrese.
Situata aktuale e Shqiperise ne kete fushe do ende pune qe te permiresohet. Shefja e projektit ne zyren rajonale europiane te OBSH-se Gunta Lazdejn tha se Shqiperia ka shume per te mesuar nga pervojat e Europes ne mbrojtjen e shendetit te nenave dhe femijeve. Shqiperia eshte duke punuar mire ne permiresimin e shendetit te femijeve dhe uljen e vdekshmerise foshnjore nen moshen 5 vjec por per shendetin e nenes dhe ceshtjet e barazise gjinore eshte bere shume pak pune sqaroi Lazdane. Sipas saj ne piken 5 te objektivave te mijevjecarit kerkohet qe cdo vit te ulet vdekshmeria memesore me 55 per qind.
Sipas saj Shqiperia e ka ulur kete vetem me 15 per qind cdo vit. Nga 55 ne 15 eshte diference e madhe. Vdekshmeria memesore ne Europe eshte 5-7 nena per 100 mije lindje ndersa ne Shqiperi eshte ende 31 nena per 100 mije lindje pra afro 5 here me e larte. Pra per shendetin e femijeve ne Shqiperi jane bere nje sere permiresimesh por per nenat ka ende shume pune per te bere tha shefja e projektit. Sipas saj Shqiperia duhet te studioje me kujdes te zhduke shkaqet e kesaj gjendjeje si edhe te ngreje me lart statusin e nenes ne shoqeri.
Te dhenat zyrtare tregojne se mbi 98 per qind e popullates mbulohen me vaksinime te rregullta duke perfshire edhe vaksinat e reja te fruthit rubeoles dhe gripit ndaj edhe vdekshmeria foshnjore eshte ulur deri 10.5 per 100 mije. Po ashtu mbi 98 per qind e lindjeve kryhen ne spitalet gjinekologjike me ndihme te posacme mjekesore.