E Shtunë, 31 Tetor 2026

ifti qe rron me 10 mije leke ne muaj

Mat Te braktisur te semure pa para dhe pa njerez qe te kujdesen. Te moshuarit apelojne per ndihme

Cdonjeri nga te moshuarit lutet qe te vdese para tjetrit per arsye sherbimi te ndersjelle. Nderkohe te dy te moshuarit vuajne nga nje mori semundjesh edhe te moshes por me shqetesuese per ta mbetet semundja e astmes ku per cdo muaj duhet te marrin ilacet. Ne fshatin e larget Stojan te rrethit te Matit nje cift te moshuarish po i ngrysin ditet e fundit te jetes te zhytur ne vetmine e thelle te tyre. Keshtu cifti 90-vjecar Ibrahim dhe Hanke Kurti banore te ketij fshati kane mbetur te braktisur prej vitesh jo vetem nga familjaret e tyre por edhe nga shteti. Ata mbahen vetem me 10 mije leke pension te Ibrahimit. Ndersa bashkeshortja e tij Hankja edhe pse ka mbi supe 32 vite pune nuk ka mundur te perfitoje pension. Nuk kam pasur njeri qe te interesohet per pensionin tim thote ajo edhe pse kam 32 vjet pune nuk kam mundur te siguroj qofte edhe nje pension te pjesshem. Cifti i te moshuarve 90-vjecare ka pasur nje djale te vetem qe eshte vrare ne vitin e mbrapshte 97 ne qytezen e Shkopetit nga bandat e rebelimit te kohes. Dhe qe nga ajo dite e sot te moshuarit jetojne ne vetmine e thelle me nje barre hallesh e veshtiresish te theksuara ekonomike. Pensioni im thote Kurti nuk na del mua e plakes vetem per te marre ilacet llogarit pastaj shpenzimet e tjera per tu ushqyer. Kjo pasi dy te moshuarit vuajne nga semundja e astmes. Prandaj cifti Kurti u bejne thirrje strukturave shteterore per ndihme qe dimri qe po vjen te mos i zere ata ne kushte te tilla pa asnje lloj perkrahjeje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›