Te pasurit jane zemeruar
Zemerimi ka perfshire Ameriken. Ne te vertete nuk eshte nje fenomen i pergjithesuar por ekziston nje minoritet njerezish te zemeruar te cilet konsiderojne se disa te tjere po u privojne gjithe gjera te cilat u desh kaq kohe ti fitojne. Dhe kerkojne shpagim. Jo nuk e kam fjalen per aktivistet e Tea Party-t 1. Une e kam fjalen per te pasurit.82328232Sot ne kete vend po jetojme kohe te tmerrshme per shume njerez. Amerika po mastigohet nga varferia me miliona njerez kane humbur pasurite dhe shtepite e tyre. Te rinjte nuk mundin te gjejne pune te pushuarit e moshes mbi 50 vjec druhen se nuk kane per te punuar kurre me.82328232Mirepo nese ndokush do te gjeje burimet nga shperthen zemerimi ndash ai zemerim qe i ben njerezit ta krahasojne Presidentin Obama me Hitlerin e ta akuzojne per tradhti- ju nuk do ta gjeni te njerezit e vuajtur. Por do ta gjeni te njerezit shume te privilegjuar qe nuk behen merak se mos humbasin vendin e punes shtepine e tyre apo siguracionin shendetesor. Te cilet jane zemeruar ngase ftohen te paguajne taksa te rritura ne menyre modeste. 82328232Zemerimi i te pasurve kur zoti Obama mori postin kufizohej ne korridoret e Wall Street-it. Me pas kur Presidenti amerikan foli hapur per tatimin e bizneseve te burses doli dora vete bosi i kolosit financiar Blackstone milioneri Stephen Schwarzman dhe nuk hezitoi ta krahasonte projektin e z. Obama me pushtimin e Polonise nga nazistet. Dhe kjo pasi propozimi i Presidentit per nje politike te re tatimore do te mbyllte nje shteg ne saje te te cilit kishin perfitime te medha menaxhere si puna e z. Schwarzman.82328232Befas e gjithe kjo cmenduri mori permasa kolosale duke u bere nje rryme e pergjithshme. Eumlshte tjeter gje nje milioner te flase me fjale te medha ne nje darke dhe tjeter gje kur revista Forbes boton nje artikull sipas te cilit Presidenti Obama do te aplikoje ne Amerike ato qe besonte babai i vet para 50 vjetesh per Kenian nje amalgame socializmi dhe antikolonializmi. Keto ndodhin kur duhet te mbrojme interesat e te pasurve rregullat normale te dialogut te civilizuar dhe racional nuk vlejne me.82328232Ne te njejtin moment eshte absolutisht i pranueshem thuajse mode vetemeshirimi ndermjet te privilegjuarve. Ithtaret e arsyetimit Ulni taksat pretendojne se preokupimi i tyre kryesor eshte te ndihmojne familjen e mesme amerikane. Supozohet se privilegjet tatimore per te pasurit do te rrjedhin ne dobi te klases se mesme duke e bere me te forte per te gjithe ekonomine amerikane.82328232Degjohen madje edhe zera se njerez me te ardhura vjetore 400.000 ose 500.000 dollare nuk jane dhe kaq te pasur Se kane shpenzime se kane shtepi te kushtueshme se duhet te cojne femijet ne shkolla shume te shtrenjta etj. Padyshim te pasurit kane nje sens superioriteti te perzier me ndjesine se u bihet ne qafe domethene se askush nuk ka te drejte tu marre parate e fituara me djerse. Gjykatesi i madh amerikan Oliver Wendell Holmes ka thene se taksat qe paguajme jane cmimi per te jetuar ne nje shoqeri te civilizuar por kjo ishte shume kohe me pare kane kaluar 150 vjet qysh atehere...82328232Nderkaq te pasurit nuk ka pse shqetesohen. Eumlshte e shkruar qe ne fund te behet ajo qe duan ata. Sepse milioneret ndryshojne nga une e nga ju ne dicka kane me shume influence. Pikerisht ngase ofrojne shuma te medha parash ne fushatat elektorale te kandidateve dhe partive ia arrijne qe te jene ne kontakt shume te ngushte me personalitete te politikes. Dhe kur te pasurit e ketij vendi gjenden perballe perspektives se zymte ekonomike te paguajne 3 apo 4 me shume takse mbi te ardhurat e tyre politikanet vrapojne te ndiejne dhimbjen e te pasurve.82328232Dhe megjithate kur te fashitet gjithe kjo lufte lidhur me masat e reja tatimore te jeni te sigurt se po keta politikane qe bashkevuajne me shqetesimet financiare te te pasurve qe mbrojne me ngulm te ardhurat e tyre po keta politikane pra do te kerkojne reduktimin e asistences siguruese dhe ekonomike per shtresat me te dobeta. Dhe pastaj do te dalin e do te deklarojne me solemnitet Amerika duhet te beje sakrifica.82328232Dakord sic thuhet te gjithe ne duhet te bejme ca sakrifica. Me ndryshimin se kur ata politikanet thone ne nenkuptojne ju. Sepse sakrificat nuk i bejne te pasurit e nje vendi por i ben populli i thjeshte.