E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje Amerike e vetmuar si Presidenti i saj

Se fundmi ishte revista analitike The Economist e cila e pati pagezuar Barack Obama-n si President tashme i vetmuar. Ky percaktim shkon fill me gjendjen tejet kaotike ne te cilen ndodhet gjithe grupi i punes perbere prej keshilltareve te tij. Arsyet jane te shumta por ajo cfare vihet re eshte nje largim masiv qe po ndodh kohet e fundit prej njerezve qe Obama punesoi prane tij me marrjen e zyres presidenciale ne vitin 2009. Shumica e tyre jane keshilltare qe i perkasin sektorit te politikave te brendshme economic team por pritet edhe ikja e chief of staf Rahm Emanuel nderkaq qe keshilltaret per politiken e jashtme dhe te sigurise kombetare nuk ndodhen ne pozita me te rehatshme per Presidentin. Ne te vertete braktisja qe mund ti kushtoje me teper Obama-s eshte ajo qe hipotetikisht mund te vije prej Sekretarit te tanishem te Mbrojtjes z.Robert Gates. Ne te njejten karrige qe prej presidences Bush ky i fundit pranoi propozimin e Obama-s per te vazhduar ne detyren e tij si minister. Fakti qe Gates qendroi u perceptua ne publik si nje vazhdim i heshtur i politikave te meparshme per sa i perket angazhimit amerikan ne Irak dhe Afganistan. Por deshtimi i pritshem qe rrjedh prej gjendjes afgane i ka veshtiresuar tejet marredheniet mes te dyve. Dhe ne kete rast Obama nuk mund tia hedhe fajin ministrit te tij pasi publiku amerikan e sheh nje president si pervetesues te cfaredolloj lufte te nisur ose jo prej atij vete. Ne rastin konkret kaosi ne politiken afgane eshte edhe rrjedhim i mosvendosmerise ndash hipotizohet - se Obama-s per te zgjedhur nje nga dy rrugedaljet qe administrata e tij i paraqiti.

Nga njera ane qendronte plani i hedhur ne pah prej ushtarakeve organizimi i nje kunder kryengritjeje ndaj talebaneve te cilet me sukses kane arritur nderkaq te hedhin ne anarki gjithe Afganistanin. Nga ana tjeter shtrohej propozimi i zv.presidentit J. Biden i pagezuar si counterterrorism-plus cka nenkuptonte pakesimin e fuqise ushtarake amerikane ne vend deri ne nje sasi te mjaftueshme vetem per te penguar hyrjen e grupeve talebane prej Pakistanit. I ndodhur perballe dy zgjedhjeve ndash maksimaliste dhe minimaliste ndash Obama menjehere hodhi poshte planin e Biden-it. Por njekohesisht nuk pranoi as keshillat e gjeneraleve pasigrave nga 40000 trupa qe u kerkuan ne Afganistan Presidenti dergoi 30000 me mjete shume te kufizuara ekonomike. Perballe ketyre fakteve dhe duke vezhguar mossuksesin e operacioneve amerikane shumekush shtron pyetjen nese Gates do vazhdoje te qendroje ne Pentagon. A ishte zgjedhja e Obama-s per Afganistanin nje kompromis apo dobesi ne vendimmarrje Ende nuk i dihet por me siguri ikja e Gates-it do ti kushtonte shume Presidentit per vete njohjet dhe kapacitetet administruese qe Sekretari i Mbrojtjes ka edhe si ish-drejtor i CIA-s. Shpresat nderkaq nuk mund ti vare aspak mbi H. Clinton me shume nje kundershtare sesa bashkepunetore brenda kabinetit.

Politika e jashtme amerikane - do te thoshim jo aktivisht e perfaqesuar nga znj. Clinton ndash mbetet kyci me i madh i erresimit te figures se Obama-s si brenda dhe jashte Amerikes. Perqasja e kesaj vere pruri edhe lajmin se trupat e SHBA-se do te terhiqeshin brenda 2011-s nga Iraku duke lene aty vetem nje force te vogel - te pakten per parametrat amerikane - prej rreth 5-10000 trupash. Kjo qe pika me e larte e vetereklamimit qe Obama i beri administrates se tij presidenciale pasi terheqja ishte dhe nje prej premtimeve te tij elektorale. Ne te vertete pak u shqetesuan se ky lajm perbente thelbin e mbylljes se nje epoke shumica u mor me kushtet ne te cilat trupat amerikane po linin Irakun. Atentatet qe kane paralizuar javet e fundit jeten irakiane mesa duket do ta veshtiresojne shume realizimin e ketij projekti perfundimtar i cili ne vetvete nuk mund te quhet sukses i Amerikes pas shtate vjetesh lufte ndaj terrorizmit. Per me teper zgjedhjet e fundit mars 2010 e veshtiresuan edhe me shume realitetin politik ne Bagdad pasi asnjera force politike nuk meritoi shumicen per te qeverisur dhe koalicioni partiak as qe shpresohet si mundesi rrugedaljeje. Ne nje te tille situate terheqja amerikane ndash e cila thith edhe shume dollare investime qe proporcionalisht amerikanet nuk po bejne me ne Irak ndash bie ndesh me vete kerkesat e forcave politike ne vend. Frika e nje ringjalljeje te forcave Baath-iste nderhyrjet e Iranit apo levizjet separatiste brenda vendit jane bere faktor mbisundues per ta pare me pesimizem veteqeverisjen e Irakut.

Skema e kesaj analize mbi ujerat aspak te qete ku lundron diplomacia amerikane mund te permbyllet ndash por jo te qetesohet ndash me raportet e tendosura qe vazhdon te kete Uashingtoni me fuqite e tjera te medha. Afrimi i dy ish-aleateve tashme Brazili dhe Turqia me ambiciet berthamore te Iranit vec pohuan pershtypjen se politika e jashtme amerikane dhe vete Obama paraqiten te dobet ne arenen nderkombetare. Sigurisht entourage-i republikan eshte munduar te perfitoje nga kjo klime qe thithet anembane duke shtuar dozat e mosbesimit mbi aftesine e Obama-s ne perballim te rendit te ri boteror. Formulat makiaveliste te administrates Bush Jr. dhe sidomos menyra njeanesore unilaterale e trajtimit te aleateve kane rimarre fryme qe kur ish-presidenti doli me kritika te ashpra nga Shtepia e Bardhe. Ajo cka vene re kundershtaret konservatore te Obama-s eshte fakti se fuqite ne ngritje Brazili Turqia por edhe Kina e India kane marre te tatepjeten pikerisht pasi kreu i Amerikes shprehu vullnetin per nje dialog me te gjere nderkombetar dhe bashkerendim me te cilesuar ne perballimin e sfidave te reja. Mesa duket sipas te njejteve zera askush nuk trembet me prej kesaj Amerike te vetmuar dhe askush nuk i merr me seriozisht dhembet e saj gjithmone nese Presidenti do te kete aq kuraje sa ti shfaqe ata perseri.

Megjithate sic thote politologu Fareed Zakaria pene e Newsweek dhe Washington Post amerikanet duhet te jene te ndergjegjshem se politika e skifterit cilesim per Bush-in ka deshtuar qe para se te vihet ne prove ajo e pellumbit e Obama-s. Rrjedhoja e kesaj jane edhe raportet delikate me Kinen mosbesimi rus ndaj paqesimit me NATO-n dhe ftohja e aleateve europiane. Ne krahasim me administraten paraardhese Obama nuk mund te gjeje me mbeshtetje ne nje Tony Blair. Britaniket e aq me shume europianet tashme e kane pesuar rrezikun e nenshtrimit ndaj aleatit dhe nuk duan te rrezikojne me as me nje pacifist si Obama. Vetmia e Amerikes e ka zanafillen te nje administrate e tejhutuar brenda saj por nuk mund ta gjeje zgjidhjen te metoda e rikthimit ne izolim. Fuqite ne rritje tashme e kane nisur fluturimin e tyre dhe kercenimet amerikane nuk mund ta ndalin kurrsesi. Ne kete pike bashkerendimi i qellimeve do te ishte me prodhimtar mes Amerikes e vendeve te tjera por kjo gjithmone nese gjithashtu bashkerendimi mes Obama-s dhe administrates se tij do funksiononte. Dhe z. Obama duhet ende te tregoje qe cmimi Nobel i dhuruar nje vit me pare nuk ishte vecse nje urim i pajustifikuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›